Agjëro me banorët e vendit tënd

May 14, 2017

Nëse vërtetohet hyrja e muajit Ramazan në një prej vendeve islame si p.sh. Mbretëria e Arabisë Saudite, dhe lajmëron për këtë gjë (hyrjen e muajit), por vendi në të cilin unë jetoj nuk lajmëron për hyrjen e muajit Ramazan. Cili është gjykimi për këtë? A të agjërojmë me vërtetimin e tij (muajit Ramazan) në Mbretërinë (Arabinë Saudite)? Apo ta përfundojmë agjërimin dhe të agjërojmë bashkë me ta në momentin që lajmërojnë për hyrjen e muajit Ramazan? Përsa i përket hyrjes së muajit Sheval ditës së festës së bajramit, cili është gjykimi nëse dita e festës ndryshon në të dyja vendet (shtetet)?

Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë ka thënë: Kërkohet nga muslimani që të agjërojë (ta fillojë agjërimin) me vendin në të cilin gjendet dhe ta përfundojë agjërimin bashkë me ta. Bazuar kjo në fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Agjërimi fillon ditën kur agjërojnë njerëzit, fitri festohet ditën kur e festojnë njerëzit, dhe kurbani bëhet në ditën kur e bëjnë njerëzit.” Me Allahun është suksesi!

“Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15.

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...