“Pyetje: Kush është (gjendet) në Medinen e ndritur[1] dhe falet në Xhaminë e Profetit, a është më e mira për të që namazin vullnetar ta falë në shtëpi apo në xhami?
Imam Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Më e mira për të është që namazin vullnetar ta falë në shtëpi, bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Namazi më i mirë për njeriun është ai që fal në shtëpinë e tij, përveç namazit të obliguar (farz)”. Mutefekun alejhi.
Përveç rastit kur namazi vullnetar (nafile) është prej namazeve të ligjësuar që të falet me xhemat, siç është namazi i teravive dhe namazi i kërkimit të shiut.
I pari (namazi teravive) falet në xhami kurse i dyti (i kërkimit të shiut) falet në vend të hapur me xhemat, ashtu siç ka vepruar Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – dhe shokët e tij pas tij – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.”
Burimi “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 30
Përktheu: Unejs Sheme.
[1] Më parësore është të thuhet në “Medinen e Profetit alejhis selam” sh.p.
Të Ngjashme
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 7 – Udha e Besimtarëve
- Letër nga babai për djalin e tij si nxitje për namazin Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 6 – Udha e Besimtarëve
- Forma e kryerjes së Umres Udha e Besimtarëve
- Mendimi juridik i imam Malikut dhe metoda e tij në veprën “El Muatta” Udha e Besimtarëve