Allahu ju nderoftë shejh i nderuar! Dikush pyet: Është përhapur kohëve të fundit akuza se filani nuk është selefi apo nuk është prej selefive! A konsiderohet kjo fjalë se ai është bidatçi ndaj dhe duhet patjetër që t’i ngresh argumentin atij?!
Përgjigja: Në realitet unë tërheq vërejtjen nga këto akuza, falënderimi i takon Allahut. Tek muslimanët dhe tek nxënësit e dijes, me lejen e Allahut, tek të gjithë ka mirësi dhe të gjithë janë në besimin e selefëve. Nëse dikush ka mangësi në vepra apo injorancë, nuk mund ta nxjerrim atë prej selefizmit. Kjo nuk lejohet, kjo fjalë nuk ekziston mes vëllezërve, mes nxënësve të dijes, mes muslimanëve e as në vendet e muslimanëve. Nuk duhet të ekzistojnë fjalë të tilla porse ekziston këshilla, pra nëse shikon ndaj vëllait tënd diçka të keqe e këshillon atë. Por që ta konsiderosh se nuk është prej selefëve e as prej selefive?! Ndoshta ti akoma nuk e ke kuptuar selefizmin! Disa prej tyre pretendojnë selefizmin dhe ata vet ende nuk e dinë se çfarë është. Nëse e shikon atë, shikon se ai nuk është selefi. E nëse do t’i pyesni se çka është Selefizmi dhe çfarë do të thotë, nuk e dinë.
Përktheu: Ylli Rama
Marrë nga: http://www.alfawzan.ws/node/9918
Dosje: akide
Të Ngjashme
- Ai që nuk e kthen selamin kur dikush e përshëndet me selam Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Ikja nga tërmeti nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu Ibën Rexheb el Hanbeli
- Dallimi mes metodolgjisë së Selefëve dhe atyre që erdhën më pas Udha e Besimtarëve
- Fanatizmi dhe ndjekja e verbër Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Kush janë Ehli Suneti Udha e Besimtarëve