“Ata që kryejnë namazin dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë”

January 18, 2023

Kryerje e faljes do të thotë:

a) Çdo musliman burrë apo grua qoftë, është i detyruar të kryej rregullisht faljen pesë herë gjatë ditë-natës në kohët e përcaktuara. Burri e fal namazin në xhami në faljen e organizuar bashkë me të tjerët, ndërsa gruaja është më mirë për të të falet në shtëpi.

b) Çdokush duhet ta kryej faljen ashtu siç e ka kryer i dërguari i Allahut, Muhamedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem me të gjitha rregullat dhe format e saj, si; qëndrimi në këmbë, përkulja (ruku), lëshimi dhe vendosja me fytyrë në tokë (sexhde), ulja etj. Kjo përfitohet nga porosia e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ku thotë: “Faluni siç më shihni mua duke u falur.”

Për mënyrën e faljes së namazit me imtësi shih “Sahih el Buhari”, hadithet me nr. 735, 736, 737, 766, 823, 824.

Zekati është masë e përcaktuar në përpjestim me pasurinë dhe pronën e çdo muslimani e paraparë për këtë detyrim, masë e cila duhet paguar rregullisht çdo vit hënor për interes të të varfërve në një bashkësi muslimane, si dhe për qëllime të tjera të parapara nga sheriati (ligji) islam.

Pagesa e zekatit është mjeti ekonomik kryesor për të vendosur drejtësinë shoqërore dhe për ta çuar shoqërinë muslimane në lulëzim, mirëqënie dhe siguri.

Ibën Umeri radijAll-llahu anhuma përcjell se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë :

“Islami qëndron mbi këto pesë shtylla:
1. Dëshmia “La ilahe il-LAllah Muhamedun Resulullah” (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij).”
2. Ikametus-salat (falja e rregullt e pesë kohëve të namazit, me bindje, me përkushtim, me përsosmëri e përpikmëri).
 3. Dhënia e zekatit.
4. Kryerja e haxhit (vizita e Qabes në Meke).
5. Agjërimi i muajit të Ramazanit.“

“Sahih el Buhari”, hadithi nr.8.

Dosje: ,

Loading...