Bazat e Besimit Islam
Ato janë gjashtë parime bazë:
Besimi në Allahun, engjëjt, Librat, Profetët, në Ditën e Fundit dhe besimi në Kada dhe Kader (caktimin e Allahut).
Parathënie:
Dije o ti musliman, Allahu na dhëntë sukses mua dhe ty, se bazat e besimit islam, besimi i grupit të shpëtuar Ehlu sunnetit dhe Xhematit janë:
Besimi në Allahun, Engjëjt e Tij, Librat e Tij, Profetët e Tij, në Ditën e Fundit, Besimin në Paracaktimin i mirë qoftë apo i keq.
Rreth këtyre bazave argumentojnë tekstet e shumta nga Kur’ani dhe sunneti si dhe kanë rënë dakord unanimisht të gjithë muslimanët. Allahu thotë:
“Nuk është devotshmëria të drejtoheni nga lindja apo perëndimi por devotshmëria është t’i besosh Allahut, Ditës së fundit, engjëjve dhe profetëve.”
dhe thotë:
“Ne çdo gjë e kemi krijuar me kader(përcaktim dhe masë të duhur).”
dhe thotë:
“ I dërguari i besoi asaj që iu zbrit nga Zoti i tij, po ashtu dhe besimtarët. Të gjithë i besuar Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dërguarve të Tij dhe nuk bëjnë dallim në besimin ndaj profetëve.”
dhe thotë:
”Kush mohon Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, Ditës së fundit, kanë humbur me një humbje të largët”.
Transmetohet në hadithin e saktë nga profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) se ai ka thënë: “Imani është t’i besosh Alllahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dërguarve të Tij, Ditës së fundit dhe t’i besosh kaderit i mirë qoftë apo i keq.”
Këto parime madhore, të cilat quhen shtyllat e besimit, kanë qënë të njëjta për të gjithë profetët dhe sheriatet e mëparshme të cilat janë zbritur në librat qiellorë dhe nuk i ka mohuar ato apo një pjesë prej tyre veçse kush ka dalë jashtë rethit të besimit dhe është bërë mohues siç thotë i Lartësuari:
“Ata që mohojnë Allahun e të dërguarit e Tij dhe duan të bëjnë dallim ndërmjet Allahut dhe të dërguarve të Tij dhe thonë: I besojmë disa ndërsa i mohojmë disa të tjerë dhe duan të gjejnë ndërmejt kësaj një rrugë të mesme. Këta janë mohuesit e vërtetë dhe ne kemi përgatitur për mohuesit dënim poshtërues. Ndërsa ata që i kanë besuar Allahut, të dërguarve të Tij dhe nuk bëjnë dallim në besimin ndaj tyre, këtyre do u japë shpërblimin e tyre dhe vërtet Allahu është Mëkatfalës, Mëshirues”.
Këto parime madhështore dhe shtylla të drejta kanë nevojë për shpjegim dhe sqarim gjë të cilën do përpiqemi ta bëjmë me sa të kemi mundësi në këtë libër.
Parimi i parë: Besimi në Allahun.
Ky është themeli dhe origina e të gjithave e cila do të thotë: Besim i prerë i palëkundur se Allahu është Zot i gjithçkaje dhe poseduesi i saj, Ai është i vetmi Krijues, Rregullues i vetëm i gjithësisë, i Vetmi që meriton të adhurohet, i pashoq është Ai. Çdo gjë tjetër që adhurohet veç Tij është e kotë dhe adhurimi ndaj tyre është i pavlerë, thotë i Lartësuari:
“Ky sepse Allahu është Ai i Vërteti dhe se çdo gjë tjetër që i lutem përveç Tij është e kotë dhe vërtet Allahu është Ai më i Larti, më i Madhi”.
Alllahu është i cilësuar me cilësitë e përsosmërisë dhe përshkrimet e madhërisë i pastër nga çdo e metë dhe mangësi.
Ky eshte teuhidi (njehsimi) me tre llojet e tij:
1. Teuhidin Rrububijeh,
2. Teuhidin Uluhije,
3. Teuhidin në Emra dhe Cilësi.
1- Teuhidi Rrububijeh.
Njësimi në këtë tehuhid domethënë të aprovosh se Allahu është Krijusesi i gjithësisë, Rregulluesi i saj, Ai që jep jetë dhe vdekje, Furnizuesi, i Plotfuqishmi. Aprovimi i kësaj është dicka e ngulitur në natuyrën e pastër njerëzore dhe nuk është mohuar nga asnjë popull i mëparëshëm.
Allahu thotë:
“Nëse pyet kush i ka krijuar do të thonë Allahu”.
Dhe thotë:
“Nëse i pyet kush i ka krijuar qiejt dhe tokën do të thonë: I ka krijuar i Plotëfuqishmi, më i Dijëshmi”.
Dhe thotë:
“Thuaju: Kush është Zoti i shtatë qiejve, i tokës dhe i Arshit madhështor, ata do të thonë: Allahu”.
Ajete të tilla në Kur’an janë të shumta ku Allahu përmend se si idhujtarët e aprovojnë rrububijetin (sundimin) e Allahut, veçimin e Tij me të drejtën e krijimit, furnizimit, dhënë jetë dhe vdekje. Këtë lloj njehsimi dhe egzistencën e Zotit nuk e ka mohuar përveçse në grup i vogël njerëzish, shfaqën haptazi mohimin e egzistencën e Zotit megjithëse në vetvetet e tyre e miratojnë të kundërtën dhe janë të bindur për këtë. Mohimin që ata shfaqin e bëjnë nga mendjemadhësia siç tregon Allahu për faraonin i cili tha:
“Nuk di për ju të adhuruar tjetër veç meje”
ndërsa Musai (paqja qoftë mbi të) i tha atij:
“Vërtet ti e di se këto argumente i ka zbritur Zoti i qiejve dhe i tokës si fakte vërtetuese”.
Dhe tha Allahu:
“Ata (kafirat) i mohuan ato(argumentet) edhe pse në vetet e tyre ishin të bindur për vërtetsinë e tyre, i mohuan padrejtësisht nga kryelartësia”.
Pra mohimin e tyre nuk e bazuan në argumente por thjeshtë në kryelartësi siç thotë i Lartësuari:
“Ne nuk kemi tjetër jetë përveç kësaj bote, lindim dhe vdesim dhe ajo që na shkatërron është vetëm koha. Ata nuk kanë argument për këtë , ata thjesht hamendsojnë”.
Mohimi i tyre nuk buronte nga ditiur dhe fakte as nuk bazohet në llogjikë fe apo natyrëshmëri. E gjithë kjo gjithësi me çfarë ndodhet në të është tregues i njësimit të Allahut dhe rrububijetit të Tij sepse krijesa patjetër e ka një Krijues dhe ndodhitë patjetër e kanë dikë që i bënë ato të ndodhin.
Thotë i Lartësuari:
“A mos u krijuan nga asgjëja apo ata janë vetë krijues?! A mos ndoshta krijuan qiejtë dhe tokën?!”.
Një poet ka thënë:
“Në çdogjë ka argument që tregon se Ai është Një”.
Duke qënë se ky realitet kërkon përgjigje të domosdoshme nga mohuesit e egzistencës së Krijuesit ata u çoroditën në përgjigjet e tyre, disa thonë:
“Kjo botë është rezultat i natyrës e cila përbëhet nga vetë objektet e krijuara: bimët, kafshët, gjërat e ngurta, këto përbëjnë natyrën e cila ka krijuar veten!!”
Ose thonë:
“Natyra është përshrimi i sendeve dhe veçoritë e tyre sipër shembull: nxehtësia, i ftohti, lagështira, thatësira, butësia, ashpërsia, lëvizja, qëndrimi, zhvillimi, lindja, çiftezimi etj”, kjo është natyra sipas pretendimit të tyre e cila i ka krijuar objektet.
Sidoqë të jetë pretendimi i tyre është i kotë sepse përshembull sipas tezës së parë natyra del të jetë krijesë dhe krijuese në të njëtën kohë pra toka ka krijuar tokën, qielli ka krijuar qiellin, e kështu me radhë gjë e cila është e pamundur. Duke qënë se krijimi sipas kësaj teze është i pamundur atëherë sipas tezës së dytë është akoma edhe më i pamundur sepse përderisa vetë gjëja është e pafuqishme për të krijuar veten atëherë pamundësia e diçkaje ta krijojë atë gjë është edhe më e madhe sepse cilësia nuk mund të ekzistojë vetvetiu përkundrazi është e lidhur ngushtë me ekzistencën e vetë qënies së asaj gjëje, si mund ta krijojë?! Pasi që u vërtetua se gjëja është e krijuar rrjedhimisht dhe cilësia do jetë e krijuar (sh.p.:dhe e kundërta).
Natyra është diçka pa shpirt, pa ndienja, është thjeshtë kompleks objektesh të ngurta, ndaj si mund të thuhet se ajo kryen këto veprime madhështore krijuese, të cilat janë në kulmin e preçizitetit dhe përsosmërisë krijuese, në kulmin e urtësisë dhe përputhjes. Ka nga këta ateistë që thonë:
“Këto krijesa kanë ardhur si pasojë e rastësisë që do të thotë se atomet, bërthamat, copëzat janë bashkuar dhe përputhur me njëra tjetrën rastësishtë duke na formuar jetë, pa patur ndërhyrje nga Krijuesi, Rregullues dhe pa asnjë urtësi e lidhje llogjike!”
Ky pretendim është i kotë dhe i refuzar nga llogjika dhe nga natyrshmëria e pastër njerëzore. Po të meditosh në këtë gjithësi të mirësistemuar me yjësitë e saj, tokën, qiellin, krijesat në to dhe lëvizjet e tyre me preçizitet dhe saktësi të jashtëzakonëshme, do të bëhet e qartë se kjo nuk mund të ndodhe veçse si krijim i një Krijuesi të Urtë.
Ibn Kajjimi ka thënë:
“Pyete mohuesin çfarë thua në lidhje me një anije që noton në lumë, duke qënë e projektuar në formën më të mirë, duke qënë e paisur me mjetet më të sofistikuara, duke pasur të përcaktuar çdo gjë në masën e duhur dhe në mënyrën më të mirë sa që nuk mund të vërehet në të asnjë e metë as në materialin e saj as në pamjen e saj. Kjo gjithësi është në formën e një kopështi madhështor ku gjenden të gjitha llojet e të mbjellave dhe fryteve që i plotësojnë nevojat njeriut. Ky kopësht e ka dikë që kujdeset për të, e mbikqyr, përmirëson dhe i kryen çdo shërbim të nevojshëm duke mos ngelur vend për të meta. Më pas kur vjen koha e të korrurave i ndan ato sipas vlerës dhe nevojës që njerëzit ka për to duke i dhënë çdokujt atë që i përshatet. A mund të jetë e gjithë kjo rastësisht pa një Krijues që ka bërë këtë zgjedhje?! A mund të jetë ekzistenca e anijes dhe e kopshit rastësisht pa një veprues mbikqyrës, rregullues?! Çfarë të thotë llogjika jote në lidhje me këtë, çfarë përgjigje të jep dhe drejt çfarë gjëje të orjenton?! Është nga urtësia e Allahut, Krenarit, të Urtit që ka krijuar zemra të verbëra që nuk e vërejnë të vëretën, që nuk janë në gjendje t’i shohin këto argumente të qarta dhe të prera përveçse me shikimin e qënies së gjallë siç bëjnë shtazët. Mbaroi fjala e Ibn Kajjimit”.
Marrë nga libri “el Irshadu ila sahilil itikad” faqja 9- 12
Autor Salih el Feuzan
Përktheu Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Rëndësia e njohjes së emrave dhe cilësive të Allahut Udha e Besimtarëve
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali