Pyetje: Pasi që e mësuam se parimisht bojkotimi i bidatçijve është obligim nëse bidatçiu këmbëngul në bidatin e tij, a është me vend të themi se duhet bojkotimi i atij personi i cili nuk e bojkoton bidatçiun, por përzihet me ta dhe nuk i bojkoton?
Përgjigje: Më përpara, në kohën e Profetit sal-lAllahu alejhi ve selem bojkotimi i bidatçiut ka qenë i kufizuar, ndërsa njerëzit tani janë zgjeruar shumë. Si është e mundur kjo? P.sh. një bidatçiu nëse ti mendon se duke i bërë davet kthehet, ose ndoshta mendon se duke e bojkotuar ai zhytet akoma më thellë në humbjen e tij. Ose ndoshta kjo bëhet shkak që ta marrin në gjirin e tyre sektet e ndryshme, ndërkohë që ti duhet të marrësh në konsideratë çfarë është më e dobishme për Islamin dhe për muslimanët dhe jo të bojkotosh për interesin vetjak. Profeti sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Të drejtat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: …. (ndër to) kur ta takojë t`i japë selam.”
Nëse mendon se duke e bojkotuar ai do kthehet tek Allahu dhe do pendohet nga gabimi, në këtë rast të lejohet bojkotimi i tij. Hexhri, siç e thamë më lart, në kohën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue selem ka qenë i kufizuar. Profeti sal-lAllahu alejhi ve selem i bojkotoi ata të tre që nuk morën pjesë në luftë, bojkotoi gratë e tij një muaj dhe bojkotoi sahabin që ishte lyer me parfum grash. Ndaj nuk duhet të zgjerohemi në çështjen e hexhrit ashtu që mos të bëhemi shkak për të larguar njerëzit nga suneti dhe nga hajri. Na ngelet për tu sqaruar bojkotimi i atij që nuk bojkoton bidatçuin.
Ky është zgjerim i tepruar. Nuk ke argument ku ta mbështetësh këtë rregull: “Kush nuk bojkoton bidatçiun duhet ta bojkotojmë.” Kjo nuk mund të krahasohet me thënien: “Kush nuk e konsideron kafirin kafir, ai është vetë kafir.” Edhe vetë kjo shprehje nuk qëndron në çdo rast, sepse shprehja e saktë është: “Kush nuk e konsideron kafir kafirin për të cilin të gjithë janë dakort.” P.sh. nëse bëhet fjalë për një çifut apo një të krishterë, duhet ta konsiderosh bindshëm kafir. Nëse nuk e konsideron ky është vetë kafir, sepse ka përgënjeshtruar Kuranin ku i cilëson çifutët dhe të krishterët kafira. Por nëse dikush thotë: “Lënësi i namazit nuk është kafir.” Ndërsa tjetri thotë: “Është kafir.” Kjo është çështje që ka debat mes dijetarëve.
Përgatiti: Shejh Mukbil bin Hadij el Uadi`ij.
Marrë nga libri: “El exhuibet es-sedideh fi fetaual akideh” fq. 169.
Përktheu: Shuajb Rexha
Dosje: bidati
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Prezantim i shkurtër mbi Islamin Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin