Çfarë duhet të bësh kur e prish abdesin gjatë hutbes së xhumasë?

Pyetësi thotë: Isha duke dëgjuar hutben e xhumasë dhe e prisha abdesin. Dola e mora abdes dhe pastaj u ktheva në xhami për herë të dytë. A të ulem dhe të dëgjoj hutben apo t’i fal dy rekate përshëndetje për xhaminë (tehijetul-mesxhid)?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj: Ulu dhe dëgjo hutben dhe mos i fal dy rekate për përshëndetjen e xhamisë, ngase ti dole për të marr abdes dhe u ktheve direkt. Ai që del nga xhamia duke e pasur të nevojshme me nijet (qëllim) për t’u kthyer (shpejt) përsëri në të, kur të kthehet (futet në xhami) nuk kërkohet nga ai që të fal dy rekate për përshëndetjen e xhamisë (tehijetul-mesxhid). Nisur nga kjo, kur të kthehesh pas përfundimit të abdesit ulu dhe mos u fal.

“Fetaua Nurun ala ed-Derb”, vëll. 5.

Përktheu: Unejs Sheme