Ç’është hipokrizia (nifaku)? Cilat janë llojet dhe shenjat e saj?

November 21, 2015

Pyetje: Ç’është hipokrizia (nifaku)? Cilat janë llojet dhe shenjat e saj?
Përgjigje: Përkufizimi i hipokrizisë është: Shfaqja e së mirës dhe fshehja e ligësisë.

Ajo ndahet në dy lloje:
1- Nifaku i madh (hipokrizia në besim), e cila bëhet shkak që personi i tillë të jetë përjetësisht në Zjarr.

Për këtë lloj të hipokrizisë na ka treguar Allahu në fjalën e Tij:
وَمِنَ النَّاسِ مَن يَقُولُ آمَنَّا بِاللّهِ وَبِالْيَوْمِ الآخِرِ وَمَا هُم بِمُؤْمِنِينَ
“Ka prej njerëzve që thonë: ‘Ne e kemi besuar Allahun dhe Ditën e Fundit (Ahiretin)’, por në realitet ata nuk janë besimtarë” (Bekare: 8)

Pra, janë ata njerëz që fshehin mosbesimin dhe shfaqin Islamin.

2- Nifaku i vogël (hipokrizia në vepra).

Shembull për të është shpjegimi i Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimi e Allahut qofshin mbi të!) ku thotë:

“Shenjat e hipokritit janë tre: kur flet gënjen, kur premton e thyen premtimin, e nëse i besohet diçka, tradhton.”

Njeriut nuk i bëjnë dobi as besimi e as veprat, në prani të Kufrit të madh apo Nifakut të madh.
Ndërsa Kufri i Vogël apo Nifaku i Vogël (syefaqësia) mund të ndodhë që të ekzistojnë tek njeriu njëkohësisht me besimin. Pra, tek i njëjti njeri ndodh që të ekzistojë e mira dhe e keqja, si dhe të bashkohen tek ai shkaqet e shpërblimit nga njëra anë dhe shkaqet e dënimit në anën tjetër.
(Pyetje pergjigje – Abdurrahman ibn Nasir ES SA’DI)

Dosje: ,

Loading...