Çfarë duhet të bëjë muslimani për të arritur mirësitë e natës së Kadrit?

June 21, 2017

Çfarë duhet të bëjë muslimani për të arritur mirësitë e natës së Kadrit?

Për të arritur mirësitë dhe begatitë e kësaj nate muslimani duhet të fokusohet në dy adhurime:

  • Të shtojë namazin e natës.

Profeti (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) ka thënë: “Kush e përjeton natën e Kadrit me adhurim ndaj Zotit, me besim të sinqertë dhe duke shpresuar shpërblimin, do t’i falen mëkatet që ka bërë më herët.”[1]

  • Të shtojë lutjet.

Duke qenë se nata e Kadrit është ajo natë në të cilën zbresin vendimet hyjnore për vitin në vijim, kjo e bën atë një mundësi të mirë për njeriun t’i lutet Zotit që gjatë atij viti t’i japë  nga të mirat e Tij të panumërta dhe ta mbrojë nga të këqijat.

Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar lutjes të cilën Profeti (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) na i ka mësuar enkas për këtë natë. Aishja -radiallahu anha- tregon  se e ka pyetur Profetin (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të): O i Dërguar i Allahut! Nëse do ta dija se kur është nata e Kadrit, çfarë lutje të them? Ai e mësoi të thotë:
“Allahume ineke afu’un tuhibul afue fe`afu  ani!”[2]

       O Zot, Ti je Mëkatfalës, e do faljen, prandaj më fal mua!

————————————————-

[1] E transmeton Buhariu me nr. 35 dhe Muslimi me nr. 760.

[2] E transmeton Tirmidhiu me nr. 3513, Ibn Maxheh me nr. 3113 etj. Hadithi është vlerësuar i saktë nga Neveviu në “El Edhkar” me nr. 247, Ibnul Kajjimi në I’lamul muveki’in (4/249) dhe Albani në “Sahihu Tirmidhi” me nr. 3513.

Loading...