Çfarë duhet të bësh kur imami mban hutbe?

August 4, 2016

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Nuk i lejohet dëgjuesit të hutbes që t’i jap lëmoshë atij që këkron, ngase kërkuesi (lypësi) ka vepruar një vepër që s’duhet vepruar. Prandaj ai mos ta ndihmojë në atë që nuk lejohet. E ajo është të folurit gjatë kohës së hutbes.

Sunet është dërgimi i salavateve për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur personi dëgjon të përmendet Profeti alejhis selam nga ana e hatibit. Por, ai nuk duhet ta ngrejë zërin në mënyrë që mos të bëhet pengesë (shqetësues) për të tjerët.

Sunet është që ai të thotë “amin” kur hatibi bën lutje. Por, pa e ngritur zërin dhe duart e tij.

Po ashtu kërkohet nga ai mos të kthehet djathtas dhe majtas, mos të preokupohet me shikimin e njerëzve apo me diçka tjetër, sepse një gjë e tillë e shpërqëndron atë nga dëgjimi i hutbes.

Ai duhet të drejtohet nga hatibi ashtu siç vepronin sahabët radijAllahu anhu, të cilët drejtoheshin me fytyrë drejt Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem gjatë kohës së hutbes.
Nëse tështin (gjatë kohës që imami po mban hutbe), ai e falënderon Allahun (thotë elhamdulilah) në heshtje aq sa ta dëgjojë vetë.

“El-Mulakhisul-Fik’hi”
Përktheu: Unejs Sheme

Loading...