Çfarë e tronditin akiden – pjesa e katërt

January 25, 2008

 

 

Çfarë e tronditin akiden – pjesa e katërt

 

 

Lloji i dytë


Gjërat që e tronditin dhe që nuk janë kufër (mosbesim), por që e bëjnë të mangët besimin dhe e dobësojnë atë.

Në pjesën e parë sqaruam gjërat që e tronditin akiden, që e kundërshtojnë Islamin dhe e bëjnë atë të pavlefshëm, ndërsa për sa i përket atij personi që i vepron ato, ai është person që e ka braktisur fenë dhe kërkohet prej tij që të pendohet; e nëse pendohet, mirë; nëse jo, atëherë vritet.

Kurse lloji i dytë është: Gjëra që e tronditin akiden e dobësojnë besimin, e bëjnë të mangët atë dhe e bëjnë personin që i bën këto t’i ekspozohet zjarrit dhe inatosjes së Allahut. Mirëpo, ai që bie pre e këtyre gjërave nuk quhet mosbesimtar.

Tani do të paraqesim disa shembuj konkretë në lidhje me këtë lloj, si p.sh.: imoraliteti – kur dikush beson se ai është i ndaluar dhe nuk e bën atë të lejuar. Pra, ai e di që është i ndaluar dhe nuk e bën atë të lejuar, por bën imoralitet dhe e di që është gjynahqar. Ky nuk është mosbesimtar por është gjynahqar dhe besimi i tij është i mangët. Ky gjynah, që ai bëri, e tronditi akiden e tij, mirëpo nuk arrin në gradën e kufrit (mosbesimit). Por siç e thamë edhe më parë se nëse ai beson se imoraliteti është i lejuar, atëherë ai quhet mosbesimtar.

Gjithashtu nëse dikush thotë: vjedhja është e lejuar ose fjalë të tjera të kësaj natyre, quhet mosbesimtar, sepse lejon atë që e ka ndaluar Allahu.

Edhe përgojimi, thashethemet, mosrespektimi i prindërve, ngrënia e kamatës dhe gjynahet e tjera, që të gjitha janë prej gjërave që e tronditin akiden dhe dobësojnë fenë dhe besimin (imanin).

Këtu hynë edhe bidatet (risitë), të cilat janë më të këqija se gjynahet. Bidatet në fe e dobësojnë besimin, por nuk arrijnë deri në gradën e braktisjes së fesë përderisa në to nuk gjendet shirk. Prej shembujve konkretë lidhur me këtë çështje është bidati i ndërtimit mbi varre, si p.sh.: të ndërtojë një xhami ose kube mbi varr. Ky është një bidat që e trondit fenë dhe e dobëson besimin, mirëpo duhet pasur parasysh se ky gjykim është për atë që e ndërton atë e nuk beson që lejohet t’i bësh kufër Allahut dhe nuk e shoqëron këtë gjest me lutjen e të vdekurve, kërkimin e ndihmës prej tyre dhe zotimin për ata. Ai vetëm beson se me këtë vepër të tij, ai i respekton ata dhe i vendos në gradën që meritojnë. Atëherë kjo vepër nuk është kufër, por bidat i cili e trondit fenë, e dobëson besimin, e bën atë të mangët dhe është rrugë që të çon drejt shirkut.

Nga bidatet e tjera që hynë në këtë çështje është edhe bidati i festimit të mevludit (ditëlindjes) të pejgamberit. Disa njerëz në datën dymbëdhjetë të muajit Rrabi’inil Euuel festojnë ditëlindjen e pejgamberit – Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të -. Kjo vepër është bidat. Këtë vepër se ka bërë as pejgamberi – Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të -. as shokët e tij dhe as zëvendësit (kalifët) e tij të drejtë. Këtë vepër nuk e ka bërë asnjë prej atyre që jetuan në shekullin e dyte dhe të tretë dhe kjo vepër është një bidat i shpikur. Këtu hyn edhe festimi i ditëlindjes se Bedeuiut, Abdul Kadir Xhilanit dhe të ndonjë tjetri.

Festimi i ditëlindjeve është një bidat prej bidateve dhe një e keqe prej të këqijave të cilat e tronditin akiden, sepse Allahu nuk ka zbritur për to asnjë fakt dhe asnjë provë. Pejgamberi – Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të -, thotë: “Gjërat më të këqija janë gjërat e shpikura (në fe) dhe çdo bidat është humbje” (Transmeton Muslimi)

Gjithashtu thotë: – Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Kush shpik diçka të re në çështjen tonë çfarë nuk është prej saj, ajo është e refuzuar” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). D.m.th.: ajo vepër i refuzohet atij. Përsëri thotë pejgamberi – Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Kush vepron një vepër e cila nuk është në çështjen tonë, ajo është e refuzuar” (Transmeton Muslimi në Sahihun e tij). Në një hadith tjetër thotë: “Kujdes prej gjërave të shpikura (në fe) se çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.” (Tra. Imam Ahmedi, Ebu Daudi, Ibën Maxheh dhe Hakimi.)

Pra bidatet e tronditin fenë, mirëpo nuk arrijnë shkallën e kufrit përderisa në to nuk gjendet kufër. Duhet ditur se, nëse në festimin e mevludit ekziston lutja e të dërguarit – Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të -, kërkimi i ndihmës prej tij dhe kërkimi i fitores prej tij, atëherë u kthye në shirk (se i shoqëruan Allahut shok në adhurim). Këtu hyn dhe lutja që bëjnë ata kur thonë: O i dërguari i Allahut! Na ndihmo! Përkrahje! Përkrahje! O i dërguari Allahut!…Ndihmë! Ndihmë! Gjithashtu hyn këtu edhe ideologjia që ata kanë në lidhje me të dërguarin, kur besojnë se ai di gajbin (të fshehtën). Ose ideologji të tjera siç është ideologjia e shijave për Aliun, Hasenin dhe Husejnin kur pretendojnë se ata dinë gajbin (të fshehtën). Të gjitha këto janë shirk dhe braktisje nga feja (riddetun), kur ndodhin gjatë mevludit apo në raste të tjera jashtë tij.

 

Vazhdon . . .

shkëputur nga broshura: “Çfarë e tronditin akiden

(origjina e kësaj broshurë është një ligjëratë e shejhut të nderuar -Allahu e mëshiroftë-)

Autor: Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz

Përktheu: Bledar Aliu

Dosje: ,

Loading...