Çfarë e tronditin akiden -pjesa e tretë
4- Braktisja e fesë me anë të dyshimit
Pak më parë paraqitëm braktisjen e fesë (ridden) me anë të fjalës, braktisjen e fesë me anë të punës dhe braktisjen e fesë me anë të të besuarit. Ndërsa tani do të sqarojmë braktisjen e fesë me anë të dyshimit. Shembulli i kësaj të fundit (braktisjes së fesë me anë të dyshimit) është sikurse ai që thotë: unë nuk e di a është i vërtetë Allahu apo jo? Unë jam në dyshim për këtë. Ky është mosbesimtar që ka bërë mosbesim me anë të dyshimit. Po ashtu ai që thotë: Unë nuk e di nëse është e vërtetë ringjallja apo jo? Ose thotë: Unë nuk e di a janë të vërteta xhenneti dhe zjarri apo jo? Unë nuk e di, jam në dyshim.
Ai që thotë kështu, kërkohet prej tij që të pendohet; nëse pendohet, mirë, por nëse jo atëherë vritet si mosbesimtar, për shkak të dyshimit në atë çështje që njihet si e domosdoshme në çështjet e fesë dhe për të cilën ka argumentuar teksti (Kurani dhe Sunneti) dhe Ixhmai (mendimi i të gjithëve).
Ai i cili dyshon në fenë e tij dhe thotë: Unë nuk e di a është i vërtetë Allahu?, ose thotë: A është i vërtetë i dërguari?, a është (i dërguari) i sinqertë apo është gënjeshtar?; ose thotë: Nuk e di a është ai pejgamberi i fundit?, ose thotë: Nuk e di nëse Musejleme ka qenë gënjeshtar apo jo?, ose thotë: Nuk e di a ka qenë gënjeshtar Es-uedel Anesij (person që pretendoi se ishte pejgamber në Jemen) apo jo?; që të gjitha këto dyshime janë braktisje e fesë Islame (riddetun) dhe ai i cili bie në këto, kërkohet prej tij që të pendohet dhe i sqarohet atij e vërteta; nëse pendohet, mirë; nëse jo, atëherë vritet.
Gjithashtu kur dikush thotë: Unë jam në dyshim për sa i përket namazit, se a është ai detyrë apo jo?; po ashtu për sa i përket zekatit, se a është ai detyrë apo jo?; agjërimi i Ramazanit a është detyrë apo jo?; ose ai person që është në dyshim për sa i përket kryerjes së haxhit për atë që ka mundësi ta kryej dhe thotë: A është detyrë haxhi një herë në jetë apo jo?; që të gjitha këto dyshime janë mosbesim (kufër) i madh dhe ai që bie në këto, kërkohet prej tij që të pendohet; nëse pendohet dhe beson, mirë, por nëse jo, ai vritet. Ky gjykim ndodh në bazë të thënies së pejgamberit –Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të – i cili thotë: “Kush e ndërron fenë e tij vriteni” (E transmeton Buhariu në (veprën e tij) “Sahih”)
Besimi në këto gjëra si: Namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi është i vërtetë dhe është obligim për muslimanët me kushtet e tyre, të cilat i përmban Sheriati.
Vazhdon . . .
shkëputur nga broshura: “Çfarë e tronditin akiden”
(origjina e kësaj broshurë është një ligjeratë e shejhut të nderuar -Allahu e mëshiroftë-)
Autor: Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
Përktheu: Bledar Aliu