Pyetje: Çfarë është sheriati (legjislacioni Islam)?
Përgjigje: Sheriati është mesazhi që Allahu ka shpallur në librat hyjnor dhe për komunikimin e të cilit janë dërguar profetët, në mënyrë që njerëzit ta njohin atë mesazh dhe t’i përmbushin kërkesat që rrjedhin prej tij, në formë adhurimi për Allahun dhe duke u përkushtuar për t’u afruar tek Ai.
Këtë adhurim dhe afrim tek Allahu e bëjnë sipas porosive të profetëve dhe udhëzimeve të tyre. Pra, sheriatin mund ta përkufizojmë si: Metodologjia e duhur që Allahu ia komunikoi profetit të fundit Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, siç e gjejmë të shprehur në ajetin Kuranor: “Kjo është rruga Ime e drejtë të cilën duhet ta ndiqni, e jo të ndiqni rrugë të tjera të cilat u largojnë nga rruga Ime.”
Gjithashtu, profeti Muhamed salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Umeti im do të përçahet në 73 grupe, të cilat do të jenë që të gjitha në zjarr përveç njërit. E pyetën: Cili është ky grup i shpëtuar o i Dërguar i Allahut? Tha: Ata që ndjekin rrugën në të cilën jam unë dhe shokët e mi.”
Çdo metodologji dhe rrugë e cila bie ndesh me këtë, si p.sh. sektet sufije (tixhanije, nakshibendije, kadirije etj.) janë rrugë të shpikura, të cilat nuk aprovohen dhe që nuk lejohet të ndiqen për t’u afruar tek Allahu.
Komisioni i përhershëm i fetvave 2/219.
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Namazi me xhemat Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve