Çfarë gjykimi ka falja pa abdes?

September 7, 2016

“Dijetar i nderuar! Unë fala një prej namazeve me xhemat në xhami dhe, në rekatin e tretë u sigurova se isha pa abdes, por nuk dola dot nga namazi – aty ku isha në rreshtin e parë – për dy shkaqe, i pari: U turpërova të dilja mes njerëzve…
– Kjo nuk është arsye e pranueshme.
I dyti: Për shkak se xhamia ishte plotë me njerëz dhe e kisha të vështirë të çaja mes rreshtave. Kështu e plotësova edhe pjesën e mbetur të namazit pa lexuar Kuran dhe pa përmendur Allahun me asgjë (pa bërë asnjë lloj dhikri).
Cila është fjala juaj rreth lidhur me këtë veprim o dijetari ynë i dashur?

– Kjo është një vepër e ndaluar! Dhe mësuesi ynë (shejkh Albani) në “Sahihut terghib uet terhib” përmend hadithin e “atij burrit që fali një namaz pa abdes dhe, një engjëll e goditi atë me një çekiç prej hekuri (aq fort) sa përfundoi në tokën e shtatë!” Prandaj namazi pa abdes është haram. Dhe nuk të lejohet ta plotësosh namazin duke qenë i papastër. Kjo shndërrohet në aktrim. Kjo është një gjë e papranueshme.

Dhe tek “Mustedrek-u” i Hakimit, me zinxhir transmetimi të cilin dijetarët e mëdhenj të hadithit e konsiderojnë të mirë, ka ardhur (hadithi) se “atij që i prishet abdesi duke qenë në namaz, le të vendosë dorën e tij në hundë dhe të dalë”. Kështu i bën njerëzit të mendojnë se atij i janë zënë hundët (dhe do të shkojë ti pastrojë ato). Imam Ibnul Kajjim e përmendi këtë hadith në librin “I’lamul muuekkiin” si argument për hilen e lejuar.

Pra, vendos dorën në hundë dhe dil. Ç’do të thotë ky veprim? Dukesh sikur ke nevojë të pastrosh hundët. Që të largosh turpin që ke. Prandaj nëse të prishet abdesi në namaz, apo e di se ke hyrë në të pa abdes, është e ndaluar për ty fetarisht ta plotësosh namazin pa abdes.

Përmendin në jetpërshkrimin e Haxh-xhaxhit se, atij iu prish abdesi kur ishte duke predikuar (khutben e xhumasë), në minber. Çfarë mund të bënte? Haxh-xhaxhi ishte dinak i madh. (Shikoni çfarë bëri për të dalë nga sikleti me lezet) Tha: “Më ka arritur lajmi se ju nuk merrni abdes mirë. O djalosh më sill një enë me ujë!” Dhe mori abdes para njerëzve. J

Edhe pse predikimi pa abdes është më i lehtë se namazi pa abdes. Sepse njeriu mund të mbajë khutben edhe pa abdes, pastaj shkon mer abdes dhe ndërkohë dikush tjetër i prin njerëzit në namaz. Ska problem në këtë gjë. E megjithatë ai mori abdes. Përfundimisht: nuk i lejohet njeriut të falet pa abdes.

Shejkh Mesh’hur Hasen.

 

Loading...