Ky është ligji i Allahut! Ai që është i mirë dhe martohet me një grua që nuk është e mirë, ose ajo do të bëhet e mirë (do të përmirësohet) ose ai do të bëhet i pistë (si gruaja), ose do të ndahen. Ky është ligj i Allahut të Madhëruar në Lartësi. Ai që është i pistë do të martohet me një grua të pistë. E nëse ajo është e mirë (e pastër, e ndershme), ose do të bëhet e pistë (si burri) ose ai do të bëhet i mirë, ose do të ndahen.
Prandaj nuk lejohet të heshtet ndaj së keqes. Nëse një burrë i mirë është kurorëzuar me një grua të keqe – Allahu na ruajt – kjo nuk është prej moralit dhe nuk është burrëri.
Kjo përforcon dobësinë e hadithit: “Hallalli më i urryer tek Allahu është divorci.” Përkundrazi, divorci mund të jetë i detyrueshëm. Madje shejhu ynë (shejh Albani) e konsideron të saktë hadithin e Ebu Musa el Eshariut që gjendet tek “Mushkilul athar” i Imam Tahauit, që thotë: “Tre vetave nuk i përgjigjet Allahu lutjes së tyre dhe ajo nuk ngrihet as një pëllëmbë mbi kokat e tyre (dhe përmendi të tretin prej tyre duke thënë): … dhe një burrë që ka nën kurorë një grua të keqe dhe ai nuk e ndan atë.” Nuk ngrihet asnjë dua e tij.
Duhet që njeriu të jetë i mëshirshëm dhe i mençur. Një burrë është sprovuar me një grua që dihet se nuk bën për të. E mashtroi bukuria e saj apo diçka tjetër ky kryen krim ndaj vetes (duke e mbajtur atë). Nëse dikush dëshiron të martohet le të zgjedhë mirë. Nëse nuk zgjodhi siç duhet Allahu ka ligjëruar divorcin, sepse ne i ndërtojmë jetët tona duke pasur të bëjmë me njerëzit.
Kjo gjë mund të kthehet edhe në krahun e kundërt kur gruaja mund të mos e pranojë burrin. Prandaj sheriati i ka lejuar gruas të kërkojë divorcin prej burrit (el khul’a) pikërisht për këtë arsye. Një grua mund të martohet me një burrë të cilin e mendonte të mirë, por del që burri – Allahu na ruajtë – është i keq. Nuk e njeh të keqen e tij veçse pas përzierjes me të. Në këtë rast ndarja e saj mund të jetë më e dashur tek Allahu i Lartmadhëruar.
Dosje: Pendimi
Të Ngjashme
- Rreziku i lidhjes mbas dynjasë dhe harresa e botës tjetër Emin Bilali
- “Njerëzve thuajuni fjalë të mira!” Emin Bilali
- Kuptimi i fjalës “Amin” Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kush janë emrat e sures El Fatiha? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Llojet e njerëzve në ditën e gjykimit Shejh Abdurrahman ibn Nasr es-Sadi