Çfarë kuptimi ka fjala e Allahut: “Të mirët janë për të mirat”?

March 19, 2015

Përgjigje: Ky është ligji i Allahut! Ai që është i mirë dhe martohet me një grua që nuk është e mirë, ose ajo do të bëhet e mirë (do të përmirësohet), ose ai do të bëhet i pistë (si gruaja), ose do të ndahen. Ky është ligj i Allahut të Madhëruar në Lartësi. Ai që është i pistë do të martohet me një grua të pistë. E nëse ajo është e mirë (e pastër, e ndershme), ose do të bëhet e pistë (si burri), ose ai do të bëhet i mirë, ose do të ndahen.

Prandaj, nuk lejohet të heshtet ndaj së keqes. Nëse një burrë i mirë është kurorëzuar me një grua të keqe – Allahu na ruajtë – kjo nuk është prej moralit dhe nuk është burrëri.

Dhe kjo përforcon dobësinë e hadithit: “Hallalli më i urryer tek Allahu është divorci”. Përkundrazi, divorci mund të jetë i detyrueshëm. Madje shejkhu ynë (shejkh Albani) e konsideron të saktë hadithin e Ebu Musa el Esh’ariut, që gjendet tek “Mushkilul athar” i Imam Tahauit, që thotë: “Tre vetave nuk i përgjigjet Allahu lutjes së tyre dhe ajo nuk ngrihet as një pëllëmbë mbi kokat e tyre (dhe përmendi të tretin prej tyre duke thënë): dhe një burrë që ka nën kurorë një grua të keqe dhe ai nuk e ndan atë”. Nuk ngrihet asnjë dua e tij.

Prandaj duhet që njeriu të jetë i mëshirshëm dhe i mençur. Një burrë është sprovuar me një grua që dihet se nuk bën për të. E mashtroi bukuria e saj… apo diçka tjetër, ky kryen krim ndaj vetes (duke e mbajtur atë). Prandaj nëse dikush dëshiron të martohet le të zgjedhë mirë. Nëse nuk zgjodhi siç duhet, Allahu ka ligjëruar divorcin. Sepse ne ndërtojmë jetët tona duke pasur të bëjmë me njerëzit.

Dhe kjo gjë mund të kthehet edhe në krahun e kundërt. Gruaja mund të mos e pranojë burrin. Prandaj sheriati i ka lejuar gruas të kërkojë divorcin prej burrit (el khul’a), për këtë arsye. Një grua mund të martohet me një burrë të cilin e mendonte të mirë, por del që burri – Allahu na ruajtë – është i keq. Nuk e njeh të keqen e tij veçse pas përzierjes me të. Në këtë rast ndarja e saj mund të jetë më e dashur tek Allahu i Lartmadhëruar.

 

Loading...