Shkëputur nga libri:“Enciklopedia e Thjeshtuar e Fikhut” vëll: 4.
Autori: SheikhHuseinEl-Auaishe (një prej nxënësve të njohur të sheikh Albanit -Allahu e mëshiroftë-).
Shënim:Ihrami është veshja e rrobës së posaçme për të hyrë në ibadetin e umrës apo të haxhit.
Sheikhu i nderuar në librin e tij thotë:
“Përpara ihramit.
Është e pëlqyer për atë që vendos të bëjë haxhin apo umrën që të lahet për ihramin edhe nëse (gruaja) është me perioda apo lehonë.
Transmetohet nga IbënAbasi -radiallahuanhuma- se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Gruaja me perioda dhe ajo lehonë kur vijnë në mikat(vendi ku vishet ihrami)lahen dhe veshin ihramin, kryejnë të gjitha ritet përveç tavafit në shtëpinë e shenjtë”[1].
Pastaj burri vesh rroba që nuk ndajnë gjymtyrët dhe këto quhen tek dijetarët me (jo të qepuratdmth: rroba e ihramin), vesh izarin (pjesa e poshtme e ihramit) dhe e mbështjell në gjysmën e poshtme të trupit dhe rida’-në (pjesën e sipërme te ihramit) me të cilën mbështjell gjysmën e sipërme të trupit, apo të ngjashme me to, nallanet që janë çdo gjë që vishet në këmbë për ti mbrojtur ato por pa i mbuluar dy nyjet.
Nuk duhet të veshë kapuç, çallmë apo gjëra të ngjashme të cilat mbulojnë direkt kokën, kjo për burrin.
Ndërsa për gruan ajo nuk heq gjë nga veshja e saj fetare përveçse nuk vendos në fytyrë nikab, burkë, mbulesë apo shami, nuk vesh doreza, ka thënë profeti -alejhi selam: “Nuk vesh ai që është me ihram: as këmishë, as çallmë, as xhybe, as tuta, as rrobë të parfumosur, as çorape lëkure përveç nëse nuk gjen nallane atëherë çorape lëkure”[2].
“Nuk vendos nikab gruaja dhe as nuk vesh doreza”[3].
I lejohet gruas ta mbulojë me diçka fytyrën e saj me shami apo hixhab,[4]ta hedhë në kokë dhe ta hedhë në fytyrë edhe nëse e prek fytyrën -sipas më të saktës- por që ajo nuk e shtrëngon siç ka thënë shejhu islam -Allahu e mëshiroftë- .
Burri mund ta veshë ihramin para mikatit qoftë dhe në shtëpinë e tij siç ka bërë profeti -alejhi selam- dhe shokët e tij -radiallahuanhum- ; kështu ka lehtësim për ata që udhëtojnë me avion dhe nuk munden të veshin ihramin në mikat, u lejohet atyre të hipin në avion me ihram por nuk hyjnë në ihram vetëm se pak para mikatit që të mos u kalojë mikati jo në ihram.
Ai mund të parfumoset në trup me çfarë parfumi të dojë (parfum) me erë por pa ngjyrë përveç grave; parfumi i tyre që mund të ketë ngjyrë dhe nuk ka erë.
Transmetohet nga AbdullahbinAbasi -radiallahuanhuma- se ka thënë: “U nis profeti -alejhi selam- nga Medina pasi u kreh, u parfumos, veshi iazarin dhe ridanë, ai bashkë me shokët e tij”[5].
Transmetohet nga Aishja -radiallahuanhuma- se ka thënë: “Më duket sikur e shoh shkëlqimin e parfumit në të ndarën e flokëve të profetit -alejhi selam- ndërkohë që ishte me ihram”[6].
Po nga ajo -radiallahuanha- transmetohet se ka thënë: “E parfumosja profetin -alejhi selam- për ihram kur vishte ihramin dhe kur ishte jashtë ihramit përpara se të bënte tavaf në Qabe”[7].
Po nga ajo -radiallahuanha- transmetohet se ka thënë: “Dilnim me profetin -alejhi selam- për në Mekë dhe lyenim ballin me suk(lloj parfumi) para ihramit, nëse djersitej ndonjëra prej nesh i binte në fytyrë, e shihte atë profeti -alejhi selam- dhe nuk na ndalonte”[8].
Këto të gjitha bëhen para se të bëjë nijet ihramin tek mikati dhe të bëjë telbije (dhikri i haxhit), ndërsa pas tij është haram”.
Përktheu dhe përgatiti: Teuta XEKA.
[1]E transmeton EbuDaudi, Tirmidhiu dhe e saktëson shejh Albani.
[2]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[3]E transmeton Buhariu.
[4]Abaje.
[5]E transmeton Buhariu.
[6]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[7]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[8]E transmeton EbuDaudi dhe e saktëson shejhAbani.