Çfarë lexohet në namazin e Xhumasë dhe të Bajramit?

Çfarë lexohet në namazin e Xhumasë dhe të Bajramit?

Transmetohet nga Ibën Abasi (radijAllahu anhuma) se ka thënë: “Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në namazin e Xhumasë lexonte suren “El-Xhumua” dhe “El-Munafikun”.” Hadithin e transmeton Muslimi.

Çfarë përfitohet nga hadithi:

  • Pëlqyeshmëria e leximit të sures “El-Xhumua” në rekatin e parë, dhe sures “El-Munafikun” në rekatin e dytë në namazin e xhumasë.

Po ashtu, transmeton imam Muslimi nga En-Numan bin Beshir (radijAllahu anhu) se ka thënë: “(Profeti – alejhi selam) Në namazin e bajrameve dhe në namazin e xhumasë lexonte “Sebbihisme rabbike el-Eala” dhe “Hel etake hadithul-Gashijeh”.

  • Pëlqyeshmëria e leximit të sures “El-Eala” në rekatin e parë, dhe sures “El-Gashijeh” në rekatin e dytë në namazin e xhumasë dhe të bajramit.

 

“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”

Përktheu: Unejs Sheme