Pyetje: Çfarë përfshin besimi në Ditën e Gjykimit?
Përgjigje: Gjithçka e përmendur në Kuran dhe Sunet, prej çështjeve që kanë të bëjnë me ndodhitë pas vdekjes, përfshihet tek besimi në Ditën e Gjykimit.
Për shembull, ndodhitë e varrit, përjetimet në të, qofshin ato kënaqësi apo vuajtje. Ndodhitë e Ditës së Gjykimit siç janë: marrja në llogari, shpërblimi, ndëshkimi, shpalosja e fletushkave (me veprat e njerëzve), peshorja e veprave, ndërmjetësimi, etj.
Gjithashtu, këtu përfshihen përjetimet në Xhenet dhe në Xhehenem, përshkrimi i tyre, si dhe përshkrimi i banorëve të tyre dhe i asaj që Allahu ka përgatitur për ta, në mënyrë të përgjithshme dhe të hollësishme. Të gjitha këto janë pjesë e besimit në Ditën e Gjykimit.
(Pyetje pergjigje – Abdurrahman ibn Nasir ES SA’DI)
Dosje: Dita e Gjykimit, Pyetje
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve