Pyetja e pestë e fetvave me nr. 6193.
Pyetje: Me çfarë i sfidoi Allahu ata që përgënjeshtruan zbritjen e Kuranit mbi Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?
Përgjigje: Allahu i sfidoi ata duke u kërkuar të sillnin një Kuran të njëjtë ose të sillnin dhjetë sure, ose të sillnin qoftë dhe një sure të vetme. Megjithatë, ata nuk mundën ta bënin diçka të tillë.
Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindët për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do mund të hartonin një të ngjashëm me të madje edhe sikur ta ndihmonin njëri – tjetrin.”
Gjithashtu ka thënë: “Nëse ata thonë: Ai[1] e ka trilluar atë[2]! Thuaju (o Muhamed): Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara, dhe thirrni në ndihmë kë të mundni përveç Allahut nëse thoni të vërtetën.”
Po ashtu ka thënë: ”Nëse ata thonë: Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin), – thuaju: Atëherë sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundni përveç Allahut nëse thoni të vërtetën.”
Prej Allahut vjen ndihma. Gjithë përshëndetjet janë mbi Pejgamberin, mbi familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i fetvave:
Abdulaziz bin Baz
Abdullah Ku-ud
Abdullah Gudejan
Abdurrazak Afijfi
Përktheu: Arjan Gazidede
————————————————-
[1] Profeti Muhamed sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
[2] Kuranin.
Dosje: Gënjeshtra, Syfaqësia
Të Ngjashme
- Muaji Rexheb mes asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e ndaluar Udha e Besimtarëve
- Besimi i muslimanëve rreth Isait (Jezusit) Udha e Besimtarëve
- Pse nuk mund ta thotë kushdo fjalën “La ilahe il-la Allah” para vdekjes? Udha e Besimtarëve
- Si të reagojmë nëse dikush flet gjatë hytbes së xhumasë? Udha e Besimtarëve
- A e ke pyetur veten ndonjëherë: Kush të ka krijuar dhe përse? Udha e Besimtarëve