Komisioni i përhershëm i Dijetarëve ka thënë: Nuk është e hijshme për personin që e ka mësuar Kuranin tërësisht apo pjesërisht që ta neglizhojë leximin e tij, por as ta teprojë angazhimin me të. Ai duhet të lexojë për çdo ditë nga një pjesë, gjë që e ndihmon në mësimin dhe përvetësimin e Kuranit. Kështu i vihet pritë harresës dhe shpresohet shpërblimi, përfitimi i rregullave që lidhen me besimin si dhe vënia në jetë e ajeteve të mësuara.
Por kush e mëson pjesërisht Kuranin dhe e harron për shkak të neglizhencës, apo preokupimit, nuk konsiderohet gjynahqar. Ndërsa hadithet që flasin për dënimin e personit që e mëson Kuranin dhe e harron më pas, nuk janë të sakta. Në dorën e Allahut është suksesi.
[Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva 4/64]
Të Ngjashme
- Tekbiri i përgjithshëm dhe tekbiri i kufizuar Udha e Besimtarëve
- A bie detyrimi i namazit të xhumasë nëse bie në ditën e Bajramit? Uthman El Hamis
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 7 – Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 6 – Udha e Besimtarëve
- Forma e kryerjes së Umres Udha e Besimtarëve