Cilat janë kushtet e mes’hit mbi mbulesën e kokës për burrat dhe për gratë?
Pyetje drejtuar shejh Albanit -Allahu e mëshiroftë-
Pyetësi: Kjo pyetje ndoshta është përmendur shpesh; mes’hi mbi khimar (mbulesa e kokës për gratë) ose mes’hi mbi çallmë (mbulesa e kokës për burrat).
Shejh Albani: Rri tek fjala e parë (tek fjala khimar).
Pyetësi: Ajo që ka ardhur është fjala khimar, domethënë kjo është për burrat dhe për gratë. Cilat janë kushtet e khimarit? A duhet të mbulojë të gjithë pjesët (e kokës)?
Shejh Albani: Nuk ka kushte si mestet, nallanet apo çorapet, çdo gjë që quhet çallmë pa asnjë kusht. Kjo sepse çështja është siç ka thënë Profeti -alejhi selam- në një rast: “Çdo kusht që nuk është në librin e Allahut është i kotë edhe nëse janë njëqind kushte.”
E vërteta është se disa medhhebe kanë kufizuar një hapësirë të rahmetit të Zotit. Kur vjen puna tek disa gjykime që kanë ardhur në sheriat absolute pa kufizim dhe pa kushtëzim, kanë futur aty mendimet e veta dhe ixhtihadin e tyre dhe kanë ngushtuar një hapësirë të rahmetit të Allahut.
Shembulli më i qartë ku manifestohet ky kufizim është mes’hi mbi çorape. Për këtë gjen kushte shumë të çuditshme p.sh.; duhet të ketë ecur me to një fare distance e ato të mos jenë prishur, duhet të jenë të trasha saqë uji të mos depërtojë në lëkurë, duhet të qëndrojë vet tek kërciri, të mos jetë i grisur etj. Për të gjitha këto nuk ka ardhur argument nga selefët, madje është transmetuar nga disa prej tyre se këto kushte bien në kundërshtim, dhe nuk dua të zgjerohem në këtë çështje. Edhe për çallmën gjithashtu thuhet se nuk ka kushte, sepse gjithçka që është transmetuar për çallmën është se Profeti -alejhi selam- jepte mes’h mbi çallmën e tij dhe jepte mes’h edhe mbi khimar. Khimar do të thotë mbulesa e kokës dhe ajo është rrobë e përbashkët si për burrat ashtu edhe për gratë, në kundërshtim nga ajo që mund të mendojnë disa njerëz. Nëse njeriu mundet t’i japë mes’h kokës drejtpërdrejt kjo është praktika dominuese e Profetit -alejhi selam. Nëse jo, atëherë i jep mes’h gjithë çallmës ose pjesërisht, sepse ky shpjegim është transmetuar në hadithe të sakta dhe të gjitha këto lejohen. Atëherë myslimani ose t’i japë mes’h direkt të gjithë kokës, ose t’i japë mes’h mbi të gjithë çallmën, ose t’i japë mes’h pjesës së përparme të kokës dhe t’a plotësojë me mes’h mbi çallmë. Për mes’hin e vetëm çerekut të kokës nuk ka ardhur hadith i saktë nga suneti i Profetit -alejhi selam.
Nga kjo kuptojmë se çallma është khimari dhe Profeti -alejhi selam- i ka dhënë mes’h khimarit ose çallmës pa përmendur asnjë kusht. Ibën Hazmi dhe disa të tjerë -Allahu i mëshiroftë- në raste të tilla janë shprehur duke përmendur ajetin e Kuranit: “Zoti yt nuk harron.” Suretu Merjem: 64.
Shkëputur nga seria e kasetave me titull: “Silsiletu El Huda ue En Nur”, kaseta me nr: 1078.
Përktheu dhe përgatiti: Teuta Xeka
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve