Cilat janë vlerat e agjërimit në përgjithësi?

May 16, 2016

Cilat janë vlerat e agjërimit në përgjithësi?

1- Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell duke thënë: E kam dëgjuar Profetin (alejhi salatu ues selam) duke thënë: Kush e agjëron një ditë në rrugë të Allahut, (si shpërblim) Allahu ka për ta larguar fytyrën e këtij njeriu 70 vjeshta (vite) nga zjarri i xhehenemit. [Transmeton Buhariu].

2- Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përjell se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) ka thënë: “Zoti juaj i Lartësuar ka thënë: “Çdo vepër e birit të Ademit është për të me përjashtim të agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të”. E transmeton Buhariu.

3- Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) ka thënë: Të gjitha veprat e birit të Ademit shumfishohen, një vepër me dhjetë deri në shtatëqind fish. Allahu i Lartësuar ka thënë: Me përjashtim të agjërimit, ai bëhet për Mua dhe Unë shpërblej për të. Muslimi.

4- Hudhejfe bin El Jeman tregon: E kam dëgjuar Profetin alejhi salatu ues selam duke thënë: Sprovat që njeriu ka në familje, pasuri dhe në fqinjësi (me komshiun), i shlyejnë namazi, agjërimi dhe sadakaja. [Buahriu dhe Muslimi].

5- Abdullah bin Amër (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) ka thënë: Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për robin në ditën e gjykimit. Agjërimi ka për të thënë: O Zot, unë e ndalova atë nga ushqimi dhe dëshirat e tij gjatë ditës, prandaj ma bëj të mundshme të ndërmjetësoj për të. Ndërsa Kurani ka për të thënë: Unë e pengopva nga gjumi i natës, prandaj më bëj ndërmjetës për të. Dhe kështu (agjërimi dhe Kurani) ndërmjetësojnë për të. [E përcjell Ahmedi].

6- Ebu Umameh (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon: Shkova tek Profeti (alejhi salatu ues selam) dhe i thash: Më urdhëro për një vepër me të cilën mund të hyj në xhenet! Ai i tha: Të porosis për agjërim, sepse s’ka të barabartë me të. Unë shkova për herë të dytë dhe përsëri më tha: Të porosis për agjërim. E përcjell Ahmedi Nesaiu etj.

Në një version tjetër thuhet: Të porosis për agjërim, sepse s’ka si shembulli i tij. [E përcjell ibn Hibani dhe Nesaiu].

 

ES Sijam Suelun ue Xheuab

Autor Rashid Sead el Alimi

Përktheu Fatjon Isufi

Loading...