Cili është gjykimi i marrjes së ndërmjetësve mes Allahut dhe robërve të Tij?

November 23, 2013

Pyetësja thotë: Disa njerëz kur kanë ndonjë nevojë shkojnë tek ata që quhen eulija dhe njerëz të mirë, duke kërkuar prej tyre plotësimin e nevojës. Cili është gjykimi i marrjes së ndërmjetësve mes Allahut dhe robërve të Tij, dhe a të nxjerr kjo nga rrethi i Islamit?
Përgjigje: Kush ka ndonjë nevojë le të drejtohet tek Allahu dhe të mos shkojë tek dikush tjetër. Të mos shkojë tek krijesat sepse ata nuk kanë mundësi tua plotësojnë nevojat në vend të Allahut. Të shkojë drejt Allahut me dua dhe me shpeshtim të duave. Kush shkon tek eulijatë dhe njerëzit e mirë që të përmbush nevojat, kerkon nga ata t’ia përmbushin apo u kërkon ndihmë atyre, ai është mushrik (politesist) dhe ka bërë shirk të madh që të nxjerr nga feja sepse ka lutur dikë tjetër përveç Allahut dhe ka adhuruar dikë tjetër përveç Allahut.
Allahu i Madhëruar thotë: “Adhuroni Allahun e mos adhuroni bashkë me Të dikë tjetër.” | En Nisa: 36.
Lute Allahun me sinqeritet duke ia drejtuar vetëm Atij lutjen.
Gjithashtu ka thënë: “Dhe kushdo që lut (ose adhuron) në vend të Allahut çdo ilah (zot) tjetër për të cilin nuk ka asnjë provë, atëherë llogaria e tij është vetëm te Zoti i tij. Vërtet që kafirët (mohuesit e njësisë së Allahut) nuk do të kenë kurrë sukses.” | El Muminun: 117.
I quajti ata mohues (të dalë nga feja).
Gjithashtu thotë: “Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun, kështu që mos lutni asnjë tjetër bashkë me Allahun.” | El Xhin: 18.
Është detyrë të jetë duaja me sinqeritet vetëm për Allahun, po kështu adhurimet e të gjitha llojeve si dhe heqja dorë nga lidhja me eulijatë , me njerëzit e mirë, tyrbet dhe varret. Këto veprime jane shirk i madh i kryer nga ai person që lidhet me to.

Autor: Salih el Fuezan

Marrë nga libri: “Nurun ala ed-derb”.

Dosje:

Loading...