Pyetje: Cili është gjykimi për atë që kërkon ndihmë nga një i vdekur, duke thënë p.sh.: Ndihmë o filan! Gjithashtu, çfarë gjykimi ka ai që kërkon ndihmë nga dikush që është gjallë por që nuk është prezent, tek ai që është duke e kërkuar ndihmën?
Përgjigje: Së pari: Ai që kërkon ndihmë nga një i vdekur duke thënë ‘Më ndihmo o filan’, duhet të këshillohet dhe t’i tërhiqet vëmendja duke e njoftuar se ky veprim është i ndaluar, madje është shirk (ortakëri ndaj Allahut). Nëse insiston në këtë veprim ai nuk konsiderohet musliman, sepse ka kërkuar nga dikush tjetër veç Allahut atë që nuk ka mundësi ta realizojë vetëm se Allahu. Pra e ka devijuar hakun (të drejtën) që i takon vetëm Allahut për t’ia dhënë një krijese.
Allahu i Madhëruar thotë: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.” [Maide: 72]
Së dyti: Të kërkosh ndihmë nga një i gjallë që nuk është prezent nuk lejohet, sepse është lutje që i bëhet dikujt tjetër veç Allahut në gjëra që nuk mund t’i realizojë vetëm se Allahu. Ky veprim gjithashtu konsiderohet shirk (ortakëri ndaj Allahut). Allahu i Lartësuar thotë: “Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” Kehf: 110.
Të lutësh një të gjallë që nuk është prezent është lloj adhurimi (sepse ky njeri ka besim se ky i gjallë dëgjon dhe përgjigjet edhe pse nuk është aty prezent). Ai që e vepron diçka të tillë duhet të këshillohet, nëse nuk e pranon këshillën ai konsiderohet jashtë fesë Islame.
Vetëm Allahu jep sukses! Paqja dhe nderimet e Tij qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:
Abdul Aziz bin Baz
Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Gudejan
Abdullah bin Ku’ud
Përshtati: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli