Cili është gjykimi për ilaçet që përmbajnë përqindje alkooli?

April 10, 2021

Pyetje: Cili është gjykimi për ilaçet që përmbajnë përqindje alkooli?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut!

Së pari: Nuk lejohet përzierja e ilaçeve me alkool, sepse alkooli duhet të hidhet dhe të derdhet. Transmetohet se Ebu Seid el Hudri ka thënë: “Ne kishim pak verë që i përkiste një jetimi, dhe kur zbriti surja Maideh (ajeti që ndalonte konsumimin e verës) unë pyeta të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në lidhje me të, dhe i thashë: Ajo i përket jetimit. Ai më tha: Derdhe atë.” (Tirmidhiu 1263. Ky hadith është klasifikuar si hadith i saktë nga shejh Albani në “Sahih et Tirmidhi”.)

Së dyti: Nëse ilaçi është përzier me alkool dhe përqindja e alkoolit është aq e madhe saqë ky ilaç është bërë dehës, atëherë konsiderohet pije dehëse dhe është haram përdorimi i tij.

Por nëse përqindja e alkoolit është shumë e ulët dhe nuk deh, atëherë lejohet pirja e tij.

Në fetvatë e Komisionit të përhershëm të fetvave (22/110) thuhet:

Nuk lejohet përzierja e ilaçeve me alkool dehës. Nëse është përzier me alkool themi: Nëse pirja e shumtë e tij shkakton dehje, atëherë është haram ta përdorë dhe ta pijë atë, qoftë në sasi të vogël apo në sasi të madhe. Por nëse pirja e shumtë prej këtij ilaçi të përzier me alkool nuk shkakton dehje, atëherë është i lejueshëm përdorimi dhe pirja e tij.

Shejh Ibën Uthejmini ka thënë në lidhje me disa ilaçe që përmbajnë alkool: Nëse efekti i alkoolit në ilaç mund të shihet në formën e dehjes, atëherë është haram. Por nëse nuk shihet asnjë efekt dhe alkooli shtohet vetëm si ruajtës, atëherë nuk ka asgjë të keqe në të sepse përmbajtja alkoolike nuk ka ndonjë efekt.

 

Shkëputur nga: “Lika el bab el meftuh” 3/231.

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje: ,

Loading...