Dërgimi i salavateve për Profetin alejhis-selam.
Prej veçorive të kësaj dite (ditës së xhuma) është dhe shtimi i dërgimit të salavateve për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhuma. Prandaj, në këtë ditë shtoni sa më shumë dërgimin e salavateve për mua.”
Duhet ta shtojmë sa më shumë dërgimin e salavateve për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem si ditën e xhuma ashtu dhe në natën e saj, natën që vjen pas ditës së enjte. Pra, kërkohet që njeriu ta shtojë dërgimin e salavateve për Profetin sal-lallahu alejhi ue sel-lem. Këto janë disa prej veçorive të ditës së xhuma. Lus Allahun e Lartmadhëruar të na jap sukses në atë që do dhe është i kënaqur!
Përktheu: Unejs Sheme