Pyetje: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë:Dërgoni sa më shumë salavate për mua ditën e xhuma. Cfarë do të thotë kjo?
Shejh Salih Sindi (Allahu e ruajttë!):
Do të thotë që të dërgosh sa më shumë salavate për të sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ky është kuptimi i saj.
Pra, të thuash sa më shumë “Allahume sali ala Muhamedin” ose “Allahumme sali ala Muhamedin ue ala Ali Muhamed…” (të thuash) salavatet ibrahimije.
Ose të thuash çdo lloj forme (salavati) e cila transmetohet në Sunet dhe etheret. Të dërgosh (sa më shumë) salavate për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse ti në thënien e tyre (salavateve) ke shpërblim të madh.
Shkëputur nga shpjegimi i librit “Tri parimet”
Përktheu: Unejs Sheme