Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “O ju që keni besuar, ju është bërë detyrë agjërimi ashtu siç ishte detyrë edhe për ata që ishin para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm.” | El Bekare: 183.
Qëllimi i këtij ajeti është që nëpërmjet agjërimit të ruheni nga Xhehenemi, sepse agjërimi është shkak për faljen e gjynaheve të cilat të çojnë në zjarr.
Tek “Dy sahihet” (i sakti i Buhariut dhe i sakti i Muslimit) përcillet se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë (shtylla); mbi adhurimin e Allahut dhe mohimin e çdo gjëje që hyjnizohet veç Tij (i cili është kuptimi i shehadetit), faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e pelegrinazhit në Qabe, dhe agjërimin e Ramazanit.”[1]
[Shënim i përkthyesit: “Ibn Abdulberri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Es saum (agjërimi) në gjuhën arabe është sabri (durimi). Ka thënë Ibnul Enbarij: Është quajtur agjërimi durim sepse ai është frenim i vetes nga ushqimi, pija, marrëdhëniet intime dhe epshet.” (Shiko “El Istidhkar”, kapitulli i agjërimit.
Madje agjërimi është më shumë se durimi ndaj këtyre; ai është durim ndaj gjynaheve, edukatave të ulëta, dhe çdo gjëje që e cënon atë prej fjalëve dhe veprave të shëmtuara. Nëse e shikon agjërimin kështu, e kupton se ai është me të vërtetë durimi.]
Autor: Izzuddin Abdulaziz ibn Abdusselam es Sulemij (vdiq më 660 h)
——————————————
[1] E përcjell Muslimi me nr. 16 dhe 20 në kapitullin e Imanit, me temën: “Shtyllat e Islamit dhe mbajtëset e tij më të mëdha”, nga Ibn Umeri.
Buhariu me nr. 8 në kapitullin e besimit, me temën: “Shtyllat e besimit tuaj”, dhe aty ka ardhur “Dëshmia: La ilahe il lall llah (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut)” në vend të; “Të adhurosh Allahun dhe të mohosh çdo gjë tjetër që hyjnizohet veç Tij.”
Dosje: Bazat
Të Ngjashme
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e Kadrit dhe dhjetë netët e fundit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi