Pyetje: Ndonjëri, kur dëshiron të ngrihet dhe shikon se dikush mbas tij është duke u falur, ai nuk çohet dhe të iki por qëndron ulur derisa të mbarojë namazin ai që është mbas tij. A është i saktë ky veprim duke pasur parasysh që kjo është diçka që ndodh shpesh, e sikur të kishte bazë një veprim i tillë do të ishte përcjellë dhe do të ishte diçka e njohur masivisht?
Përgjigje: Vëllai ynë thotë se dikush po plotëson pjesën e namazit që i ka ikur (pas shkëputjes nga imami), dhe vjen dikush e ulet përpara tij prej atyre që e kanë kryer namazin. Pra vjen e ulet qëllimisht përpara tij për t’ju bërë atij sutre, dhe bën tesbihet (dhikrin) që bëhet pas namazit. Ky veprim a është i ligjshëm?
Po, është i ligjshëm dhe vepruesi i tij shpërblehet. Për këtë kemi argument edhe pse vëllai thotë: ‘Po të ishte e tillë do të na ishte përcjellë dhe do të ishte diçka e njohur’.
Ne nuk lexojmë.
Unë kam përmendur në librin “Fjala e qartë rreth gabimeve të namazlive” se; Nafiu e gjeti zotërinë e tij Ibn Umerin që po plotësonte namazin (pasi imami kishte dhënë selam), dhe erdhi e u ul përpara tij. Ibn Umeri e falënderoi për këtë. Kjo çështje është përcjellë dhe ka ardhur një gjurmë (ether) për të tek “Musannef Ibn ebi Shejbeh”. Prandaj, nuk ka problem të qëndrosh si sutre për vëllanë tënd edhe nëse vjen nga cepi i xhamisë dhe ulesh përpara tij duke bërë tesbihët. Kjo çështje është e mbështetur në një bazë, duke i shtuar kësaj edhe degëzime të shumta që e ndihmojnë atë në kuadrin e asaj që quhet ‘kryerja e një vepre të mirë me më shumë se një qëllim të mirë: të bëhesh pengesë (sutra për vëllanë tënd), të bësh tesbihët, të shtosh qëndrimin në shtëpinë e Allahut (sh.p. të ndihmosh vëllanë tënd në përsosjen e një adhurimi)’. Pra, kjo është një çështje që ska problem në të.
Shejh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë dhe na bëftë dobi me të.
Përktheu: Emin Bilali
Dosje: Tesbih
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve