Shenjat e natës së Kadrit.
Ajo është një natë e qetë, as e nxehtë dhe as e ftohtë.
Xhabir bin Abdullahu -radiallahu anhu- tregon se Profeti (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) ka thënë: “Ajo është një natë e qetë dhe e shndritshme, as e nxehtë dhe as e ftohtë.”[1]
Në agimin e ditës së nesërme dielli lind i zbehtë, pa vezullimin e zakonshëm.
Ubej bin Kabi -radiallahu anhu- tregon se Profeti (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) ka thënë: “Në agimin vijues dielli lind pa rreze (pa vezullimin e zakonshëm).”[2]
————————————————
[1] E transmeton Ibën Huzejme 3/330, Ibn Hibani në Sahih me nr. 3680, Tajalisi në Musnedin e tij me nr. 3680 etj. Hadithi është vlerësuar si i saktë nga shejh Albani në “Sahihul Xhami” me nr. 5475.
[2] E transmeton Muslimi me nr. 762.
Të Ngjashme
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e Kadrit dhe dhjetë netët e fundit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi