📋 Disa shkelje që ndodhin gjatë marjes së tejemumit (pastrimit me dhe)
19 – Disa njerëz, kur prishin abdesin në vendin ku janë duke qëndruar pas namazit, çfarë bëjnë? Prekin me duart e tyre mbi qilimin ose sexhaden që ndodhet poshtë tyre dhe më pas marin tejemum dhe falen bashkë me xhematin. Kjo ndodh zakonisht kur ka shumë ngjeshje njerëzish, siç ndodh në dy Haremet (Meke, Medine) ose në xhamitë e mëdha. Kjo ndodh gjithashtu edhe kur koha është e ftohtë, ndërkohë që personi e prish abdesin dhe tregohet dembel për të shkuar te vendet e abdesit për të marrë abdes me ujë. Ose ndodh kur bëhet ikameti i faljes, dhe ky njeri mendon se arritja e faljes me xhemat përmes tejemumit është më me vlerë sesa të shkojë për të marrë abdes.
Për të gjitha rastet e përmendura më lart, që ndodhin nga disa njerëz – për shkak të padijes ose me qëllim të mirë – themi:
Ai që e lë abdesin (pastrimin) me ujë, ndërkohë që është në gjendje ta marrë, dhe i drejtohet tejemumit, veprimi i tij nuk është i lejueshëm dhe falja e tij është e pavlefshme.
Kjo sepse Allahu i Lartësuar nuk e ka dhënë lejen për tejemum përveçse kur mungon uji ose pamundësohet përdorimi i tij. Allahu i Lartësuar thotë:
“O ju që besuat! Kur të ngriteni për në namaz, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla, dhe fërkoni kokat tuaja dhe (lani) këmbët tuaja deri te nyjat e këmbëve. E nëse jeni xhunub, atëherë pastrohuni mirë. Por nëse jeni të sëmurë ose në udhëtim, ose dikush nga ju vjen prej nevojës (fizike), ose nëse keni prekur gratë dhe nuk gjeni ujë – atëherë merni tejemum me dhe të pastër dhe fërkoni me të fytyrat tuaja dhe duart.” (Sure el-Maide, ajeti 6)
Pra, domethënia e ajetit është e qartë se tejemumi nuk është i lejuar kur ekziston uji.
Shejhul-Islam Ibn Tejmije – Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“Muslimanët janë unanim në mendimin se, kur nuk gjendet uji gjatë udhëtimit, atëherë personi mer tejemum dhe falet derisa të gjejë ujë. E kur ta gjejë ujin, atëherë është i detyruar ta përdorë atë.”
Dr. Abdul Aziz es Sed’han
Përshtati: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Kush ishte imam Ebu Hanife? Nxënësit, librat dhe medhhebi i tij Udha e Besimtarëve
- Imam Ahmedi, shkolla, nxënësit dhe librat e medhhebit të tij Udha e Besimtarëve
- Shkolla, nxënësit dhe librat e medhhebit të imam Shafi’ut Udha e Besimtarëve
- Shkelje që ndodhin gjatë marjes së abdesit Udha e Besimtarëve
- Shkelje që ndodhin gjatë pastrimit ritual dhe abdesit – 2 – Udha e Besimtarëve