Disa veçori të Shamit “Xhamia e begatë e Aksasë”

Disa veçori të Shamit.

 

Veçoria e katërt: Xhamia e begatë e Aksasë.

Në Sham bie xhamia e begatë e Aksasëose ndrysheBejtul-Makdis. Ajo gjendet në Palestinë në qytetin e vjetër “Ilija” ose ndryshe “El-Kuds”siç i thonë myslimanët ose ndryshe “Jerusalem” siç njihet nga bota e krishterë.

 

Emrat e xhamisë së Aksasë dhe kuptimet e tyre.

 

Xhamia e Aksasë siç thamë më lart njihet me disa emra ku tre emrat më të njohurit janë:

 

[El-MesxhidEl-Aksa] që do të thotë:[Xhamia e më e Largët] sepse ajo në lidhje me Mekën është më e largëta.

Ajo me këtë emër është përmendur në Kuran ku Allahu i madhëruar thotë: “I lartësuar qoftë Allahu i cili e nisi robin e tij në udhëtim natën nga xhamia e shenjtë (Qabeja) për në xhaminë e Aksasë rreth të cilës kemi hedhur begatinë tonë” shih suretuEl-Isra: 1.

 

[Bejtul-Makdis] që do të thotë: [Shtëpia e Pastërtisë] dhe është quajtur me këtë emër sepse ajo është vendi ku njeriu pastrohet nga gjynahet siç thonë komentuesit e haditheve.

Ajo me këtë emër është përmendur shpesh herë si në fjalët e profetit -alejhi selam- ashtu dhe në fjalët e sahabëve, tabiinëveetj dhe ja disa shembuj:

XhabirbinAbdilah -radiallahuanhu- tregon se e ka dëgjuar profetin -alejhi selam- duke thënë: “Kur Kurejshët më përgënjeshtruan (udhëtimin brenda natës për në xhaminë e Aksasë) shkova te Hixhri(një vend bosh në formën e një gjysmë rrethi përbri Qabes) dhe Allahu ma zbuloi Bejtul-Makdisin dhe unë fillova t’ju tregoj rreth saj” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

El-BerabinEl-Azib -radiallahuanhu- tregon: “Jemi falur me profetin -alejhi selam- në drejtim të Bejtul-Makdisgjashtëmbëdhjetë apo shtatëmbëdhjetë muaj pastaj u urdhëruam të ndryshojmë në drejtim të Qabes” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

 

[MesxhidIlija] që do të thotë: [Xhamia e qytetit të Ilijasë]sepse thamë se Jeruzalemi njihet edhe me këtë emër ose [Ilija] është vetë xhamia sepse fjala [Ilija] nga hebraishtja do të thotë [Shtëpia e Allahut] siç thonë dijetarët e gjuhës arabe dhe kështu sipas këtij mendimi kuptimi i emrit është [Xhamia e Shtëpisë së Allahut].

Edhe ky emër mendohet të jetë përmendur nga profeti -alejhi selam- në hadithin e ndalimit të udhëtimit veçse për në tre xhamitë e begata sepse në një prej transmetimeve të këtij hadithiEbuHurejra -radiallahuanhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Udhëtohet për në tre xhami: xhamia e Qabesë, xhamia ime dhe xhamia e Ilijasë” e transmeton Muslimi. Mirëpo ka mundësi që emri të mos jetë përcjellë tekstualisht siç e ka thënë profeti -alejhi selam- dhe kështu ky emërtimi bie të jetë nga transmetuesit por megjithatë ky emërtim ka qenë i njohur te sahabëtdhe tabi’inëtsepse ka ardhur edhe në hadithe të tjera.

 

 

 

Ndërtimi i xhamisë së Aksasë.

Nuk dihet me saktësi se kush e ka ndërtuar por diçka është e sigurte se ajo është ndërtuar pas Qabes sepse Kurani njofton se Ibrahimi -alejhi selam- ka ndërtuar shtëpinë e parë në tokë në Meke për të adhuruar Allahun e madhëruar.

Kurani thotë:

Shtëpia e parë e vënë për njerëzit është ajo e Bekës, e bereqetshme dhe udhëzim për mbarë botët”suretuAliImran: 96.

Kurani gjithashtu thotë:

Përkujto kur Ibrahimi ngriti themelet e shtëpisë (së Allahut) së bashku me Ismailin duke thënë: O Zot pranoje prej nesh se ti je Dëgjuesi dhe i Dijshmi!” suretuEl-Bekara: 127.

Këto dy ajetesë bashku tregojnë atë që thamë më lart se xhamia e Aksasë është ndërtuar pas Qabes dhe ndoshta edhe pas Ibrahimit -alejhi selam- duke ditur se ai ndërtuesi i Qabesë. Në këtë përfundim  të çon gjithashtu edhe njëhadith i profetit -alejhi selam- ku EbuDherri -radiallahuanhu- tregon:

E kam pyetur profetin -alejhi selam- se cila xhami është ndërtuar e para? Profeti -alejhi selam- më tha: xhamia e shenjtë (Qabja). EbuDherri i thotë: Pastaj cila? Profeti -alejhi selam- i thotë: xhamia e Aksasë. EbuDherri i thotë: Sa ka pasur mes tyre? Profeti -alejhi selam- i thotë: dyzet vjet. Pastaj ku të kapë namazi, falu se aty është xhami” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Prej veçorive tëhadithit të ebuDherrit -radiallahuanhu- është se ai jep një distancë kohore mes ndërtimit të dy xhamive dhe që është dyzet vjet.S’ka dyshim gjithashtu se këtë xhami e ka ndërtuar familja e Ibrahimit në Palestinë sepse familja e tij përbënte besimtarët e asaj kohe në atë zonë.Për Ibrahimin nuk dihet nëse mund të ketë qenë gjallë derinë atë kohë dhe po ashtu edhe Is’haku -alejhi selam- edhe pse mundësia që Is’haku të ketë qenë gjallë është shumë më e madhe sesa ajo e Ibrahimit.Ndërsa Jakupi -alejhi selam- patjetër ka qenë i gjallë sepse në kohën e tij dhe të Jusufit-alejhi selam-, Beni Israilëtu larguan për në Egjipt për të qëndruar gjatë atje deri në kohën e Musës dhe të Harunit -alejhima selam-. Kështu bazuar në distancën kohore që jep profeti -alejhi selam- nuk duhet parë për ndërtimin e xhamisë së Aksasë pas Jakupit -alejhi selam- sepse pastaj distanca kohore zgjatët shumë më shumë se dyzet vjet.

IbnKethiri historiani i njohur i islamit thotë: “Sipas EhliKitabitJakubi -alejhi selam- është ai i cili e ka themeluar xhaminë e Aksasë e cila është xhamia e Ilijasë -Allahu i madhëruar e nderoftë!-Kjo gjë duket e drejtë dhe për të dëshmon edhe hadithi i EbuDherrit -radiallahuanhu-. Kështu, atë e ka ndërtuar Jakubi -alejhi selam- i cili është Israili pas ndërtimit të Qabes nga i dashuri i Allahut dhe biri i tij Ismaili me dyzet vjet” shih librin e autorit me titull “KasasEl-Enbija (Historitë e Profetëve)”.

Kjo që thotë IbnKethiri në versionin e sotëm të Teuratit gjendet në kaptullin Zanafilla: “Atëherë Hyji i tha Jakobit: “Çohu dhe ngjitu në Betel e bano atje! NdërtojenjelternëndertëHyjit” Shih kapitullin Zanafilla: 35/1.

EdheKurani jep shenja se xhamia e Aksasë ka qenë para Musës -alejhi selam- dhe ja dy vende ku mendohet se bëhet fjalë për të!

Allahu i madhëruar kur përmend fjalët e Musës -alejhi selam- pas shpëtimit të Beni Israilëvenga faraoni thotë se Musa u tha: “O populli im, hyni në tokën e pastruar të cilën ua ka caktuar Allahu dhe mos u zmbrapsni që të mos ktheheni të mundur”suratuEl-Maide: 21.

Fjala e Allahut [hyni në tokën e pastruar] është thënë se është për qëllim Bejtul-Makdis.

Allahu i madhëruar gjithashtu kur përmend historinë e Josha bin Nun -alejhi selam-profetit që mori drejtimin e Beni Israilëve pas Musës -alejhi selam- thotë: “Përkujto kur i thamë (Beni Israilëve): hyni në këtë fshat dhe hani prej tij ç’të doni! Te porta të hynitë përkulur duke thënë: “Falna!” që Ne t’ju falim gjynahet e juaja dhe t’jua shtojmë mirësitë punëmirëve”suretuEl-Bekara: 58.

Fjala e Allahut [hyni në këtë fshat] dmth hyni në Bejtul-Makdis siç thonë shumica e komentuesve të Kuranit si: Katade (komentues i njohur i kuranit që ka vdekur pas 110H),Ismail Es-Suddij  (127H) dhe Er-RabijbinEnesEl-Bekrij (140H).Madje për këtë ngjarje ka ardhur edhe një hadithi saktë ku EbuHurejra -radiallahuanhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Dielli nuk është ndalur për shkak të ndonjë njeriu veçse për Joshën kur ka shkuar (për të çliruar)Bejtul-Makdisin” e transmeton Ahmedi dhe e saktëson sheikh Albani.

Ky përfundim që arritëm nuk bie në kundërshtim me një hadith tjetër të saktë që do të vijë më poshtë ku thuhet se ndërtuesi i saj është Sulejmani -alejhi selam- sepse ai është ndërtuesi i dytë i saj pas kthimit të Beni Israilëve nga Egjipti siç thotë IbnKethiri Allahu e mëshiroftë në historinë e profetëve:“(Hadithi i ndërtimit të Sulejmanit -alejhi selam-) ka për qëllim dhe Allahu e di më së miri se ai është rindërtuesi i saj sepse siç thamë mes tyre saj (Qabes dhe xhamisë së Aksasë)ka dyzet vjet dhe nuk ka thënë njeri që mes Sulejmanit dhe i Ibrahimit ka dyzet vjet veçse IbnHibbani dhe mendimin  e tij nuk e ka përkrahur njeri dhe as e ka thënë kush para tij”shih librin e autorit me titull KasasEl-Enbija (Historitë e Profetëve).

Shkroi: Dr Abdullah Nabolli