Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhuma. Në këtë ditë është krijuar Ademi alejhis-selam, këtë ditë ai u fut në xhenet, po këtë ditë u nxorr prej tij dhe nuk do të bëhet Kiameti veçse në ditën e xhuma.” E transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu, i cili e ka saktësuar.
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Tema[1] tregon për tri gjëra:
- Vlera e ditës së xhuma.
- Përmendja e kohës në të cilën pranohet duaja ditën e xhuma.
- Vlera e dërgimit të salavateve për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhuma” është tekst i qartë se dita e xhuma është dita më e mirë.
Nëse thuhet: A përfshin kjo dhe natën e kadrit?
Kemi thënë: Dita ndryshon nga nata, por me gjithë këtë në natën e kadrit ka shumë mirësi. Prej tyre mirësive është se: “Ajo është më e mirë se 1000 muaj”. Por ajo nuk përfshihet me ditët. Po ashtu edhe dita e xhuma nuk bën pjesë tek netët.
Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Dita më e mirë” është për qëllim me këtë dita duke filluar me agimin deri në perëndimin e diellit.
Pastaj Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përmendi prej vlerave të kësaj dite, dhe tha: “Në këtë ditë është krijuar Ademi alejhis-selam”. Nuk ka dyshim se krijimi i Ademit alejhis-selam ëhstë prej mirësive të Allahut të Madhëruar mbi Ademin.
Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “këtë ditë ai u fut në xhenet”. Me xhenetin këtu është për qëllim -sipas fjalës më të saktë- xheneti i përjetësisë.
Thuhet: Është për qëllim me këtë xheneti në tokë. Pra, kopësht i bukur. Porse ajo që përftohet nga konteksti i hadithit është se ai është xheneti i përjetësisë, i cili u është premtuar të devotshmëve.
Prej dobive të hadithit:
- Vlera e ditës së xhuma, ditë në të cilën kanë ndodhur dhe do të ndodhin ngjarjet e mëdha.
- Dita e xhuma është dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli. Konteksti i hadithit tregon se mirësia në këtë ditë është e përgjithshme dhe se ajo është dita më e mirë se çdo ditë e vitit madje dhe se nata e kadrit, se dhjetë ditët e dhulhixhes, sesa dita e kurbanit dhe dita e fitër bajramit. Prandaj kërkohet që në këtë konteskt ta marrim (kuptojmë).
- Allahu Madhëruar e ka krijuar Ademin alejhis-selam në ditën e xhuma dhe jo në ndonjë ditë tjetër. Kjo është prej vlerave (veçorive) të ditës së xhuma.
- Në këtë ditë ai u fut në xhenet.
- Po në këtë ditë ai u nxorr prej tij (xhenetit).
- Ademi alejhis-selam ka qenë në xhenetin e përjetësisë.
- Pohimi i ditës së Kiametit. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem “dhe nuk do të bëhet Kiameti veçse në ditën e xhuma.”
- Kiameti do të bëhet ditën e xhuma. Në lidhje me këtë na del si detyrë që të flasim me të vegjëlit dhe t’u sqarojmë atyre kohën (se kur do të bëhet Kimaeti në bazë të shenjave). Nuk është për qëllim se Kiameti do bëhet xhumanë e ardhshme. Më kujtohet kur ishim të vegjël se hatibi në ligjëratën e tij tha: “Kiameti do të bëhet ditën e xhuma”. Njerëzit i kapi paniku dhe prisnin xhumanë e ardhshme bërjen e Kiametit, sepse hatibi nuk ua sqaroi njerëzve. Kështu ata menduan se Kiameti do të bëhej xhumanë e ardhshme. Por nuk është kështu. Është për qëllim se Kimati do të ndodhi në një prej ditëve të xhuma (Allahu e di se cilën xhuma).
Me disa shkurtime nga “Et-Tealiku ala el-Munteka” vëll. 3
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Tema: Vlera e ditës së xhuma, ora e pranimit të lutjes në të dhe vlera e dërgimit të salavateve për të Dërguarin e Allahut alejhis-selam