A duhet ta çel muezini para se të thërras ezanin e akshamit?

A është e rekomanduar (mustehab) për muezinin që ta çelë iftarin para se thërrasë ezanin?
Ju vë në dijeni se njerëzit e thjeshtë thonë se ai patjetër duhet ta çelë para se ta thërrasë ezanin.

Shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!): Nëse ai e çelë para se të thërrasë ezanin, kjo është më e mira, sepse koha ka hyrë. “Populli im do të vazhdojë të jetë në mirësi derisa e shpejtojnë iftarin dhe e vonojnë syfyrin.” E nëse nuk e çelë veçse pas thirrjes së ezanin, kjo nuk përbën problem, sepse çështja është e gjerë dhe nuk ka diçka që e ndalon.

Përktheu: Unejs Sheme