A duhet të agjëroj kur zgjohem xhunub?

Kush gdhihet xhunub dhe e ka zënë agimi në atë gjendje, atëherë duhet të lahet pas agimit dhe të vazhdojë agjërimin. Kjo duke u bazuar në hadithin e Aishes dhe atë të Umu Selemes, ku thuhet: “Profeti, salallahu alejhi ve selem, ishte që e zinte agimi duke qenë xhunub për shkak të fjetjes me bashkëshorten. Ai ngrihej, lahej, dhe e vazhdonte agjërimin.” E transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Po ashtu, nëse femra (me menstruacione apo lehoni) sheh se është pastruar dhe ka kaluar kohën e tyre para agimit, e ka detyrë agjërimin dhe nuk ka problem nëse e vonon larjen pas agimit, por nuk i lejohet ta vonojë deri në lindjen e diellit. Përkundrazi, duhet të lahet dhe të falet para se të lind dielli. Nëse dikush bëhet xhunub në gjumë gjatë ditës në Ramazan nuk merret në përgjegjësi për këtë, duke u bazuar në hadithin e Ebu Hurejres se Profeti, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu ia ka falur umetit tim çfarë i kalon nëpër mendje, përderisa nuk e flet atë që e mendoi apo ta veprojë atë.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Marrë nga libri: “Gjashtëdhjetë çështje të rëndësishme rreth agjërimit”.