Besimi po shuhet në zemrën e tij

March 11, 2017

Pyetje: Jetojmë në vendet Islame por akoma nuk e kemi shijuar shijen e besimit. Njerëzit e mirë që na përkujtojnë Allahun janë të pakët, ndaj na këshilloni me diçka që të kemi dobi prej saj. Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Lëvdatat i takojnë vetëm Allahut!

Së pari: Duhet të lexosh dhe të dëgjosh sa më shumë Kuran, duke medituar në kuptimin e fjalëve që lexon apo dëgjon sa të kesh mundësi. E nëse ka diçka që nuk e kupton, atëherë pyet njerëzit e dijes në vendin tënd ose shkruaju dijetarëve të sunetit.

Ajo që të ndihmon në meditimin e asaj që lexon është leximi i shpjegimit të Kuranit. Prej shpjegimeve më të shkurtra e më të dobishme është “Tefsiri i Seadit”.

Së dyti: Duhet të përmendësh Allahun sa më shpesh, të bësh dhikret që janë transmetuar në hadithet e sakta si p.sh. fjala; “La ilahe il-la Allah (nuk e meriton adhurimin askush me të drejtë veç Allahut), “subhanAllah (i Lartësuar dhe pa të meta është Allahu)”, el-hamdu lilah, la ilahe il-la Allah, Allahu ekber (i Lartësuar dhe pa të meta është Allahu, lëvdatat i takojnë vetëm Allahut, nuk e meriton adhurimin askush me të drejtë veç Allahut, Allahu është më i madhi)”. Apo lutje të ngjashme me këto. Për këtë mund të lexosh tek libri i imam Neveviut “El edhkar” apo të ngjashme me të.

Me përmendjen e Allahut njeriut i shtohet besimi dhe i qetësohet zemra, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë: “Me të vërtetë, me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat.” | Er Rra’d: 28.

Mundohu të tregohesh i kujdesshëm në namaz, në agjërim dhe në shtyllat e tjera të Islamit, duke shpresuar në mëshirën e Allahut dhe duke iu mbështetur Atij në të gjithë çështjet e tua. Allahu i Lartësuar thotë: Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata zemrat e të cilëve kur përmendet Allahu fërgëllojnë, kur u lexohen shpalljet e Tij u forcohet besimi, dhe vetëm tek Zoti i tyre mbështeten. Ata që falin namazin dhe japin prej  asaj që Ne ua kemi dhënë. Njëmend, ata janë besimtarë të vërtetë. Ata do të kenë shkallë përnderimi te Zoti i tyre, falje dhe furnizim bujar (në Xhenet).”  | El Enfal: 2-4.

Dije se besimi shtohet me bindjen ndaj Allahut dhe pakësohet me mosbindjen ndaj Tij, ndaj kujdesu për obligimet që Allahu ka obliguar. Kujdesu për kryerjen e namazit në kohë me xhemat dhe në xhami, në dhënien e zekatit me çiltërsi dhe zemër të qetë, sepse ajo është pastrim për ty nga gjynahet dhe mëshirë për të varfërit dhe nejvotarët.

Mundohu të rrish me njerëzit e mirë e të devotshëm në mënyrë që të jenë ndihmë për ty në zbatimin e rregullave fetare, si dhe të të oreintojnë në atë çka fiton lumturinë e dynjasë dhe ahiretit.

Largohu nga pasuesit e bidateve dhe të gjynaheve në mënyrë që mos të sprovohesh edhe ti e të të dobësojnë vullnetin në veprat e mira.

Mundohu t’i shtosh sa më shumë adhurimet vullnetare, kthehu tek Allahu dhe kërkoji Atij suksesin.

Nëse i vepron këto gjëra atëherë Allahu do ta shtojë besimin, do të arrish atë që ke humbur prej të mirave, do t’i shtojë mirësitë dhe qëndrueshmërinë në Islamin e saktë.

 

Komisioni i përhershëm i fetvave 3/187.

Përktheu: Ylli Rama

Dosje:

Loading...