Profeti alejhi selam thotë: “Për agjëruesin ka dy gëzime me të cilat do gëzohet: kur të bëjë iftar gëzohet me iftarin dhe kur ta takojë Allahun do të gëzohet me agjërimin e tij.” E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Pra, një gëzim në këtë botë dhe një gëzim në botën tjetër.
1- Gëzimi në këtë botë është kur çel dhe kënaqet me ushqimin e tij duke i dhënë trupit atë që kërkon siç ka ardhur në duanë e profetit alejhi selam: “Iku etja, u njom fyti dhe e arritëm shpërblimin inshallah!” E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh Albani. Por ky gëzim mund të jetë edhe për shkak të kryerjes së detyrës së ngarkuar sepse edhe kjo gjë e gëzon besimtarin.
2- Gëzimi tjetër është kur agjëruesi takohet me Allahun në ahiret dhe gjen shpërblimin e agjërimit të tij siç thotë Allahu i madhëruar në Kuran: “Atë ditë çdo njeri gjen punën e tij të mirë të ruajtur për të” suratu Ali Imran: 30. Gëzimi i tij në këtë moment është sepse atje nuk bëjnë dobi veçse punët e mira dhe kur shfaqen punët e mira vjen agjërimi me shpërblim të madh i cili i tejkalon shtatëqind fish dhe është pa llogari.
Dr Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- Përdorimi i Pastës së Dhëmbëve Gjatë Agjërimit Lexhnetu Daime
- Reflektim rreth Ngjarjeve që Ndodhin në Vendet Muslimane Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban – nata e Beraetit Dr. Fatmir Strumi
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Dr. Fatmir Strumi