Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Për agjëruesin ka dy gëzime:
- Gëzimi kur çel agjërimin.
- Gëzimi kur të takojë Zotin e tij.
Përsa i përket gëzimit kur çel agjërimin ai gëzohet me mirësinë që Allahu i mundësoi përmbushjen e këtij adhurimi, të agjërimit që është prej veprave më të mira. E sa prej njerëzve janë privuar dhe nuk kanë agjëruar. Pra, gëzohet me atë që Allahu i ka lejuar prej ngrënies dhe pirjes, si dhe marrëdhënieve intime bashkëshortore të cilat gjatë agjërimit i kishte të ndaluara.
Ndërsa gëzimi kur të takojë Zotin e tij ai gëzohet me agjërimin dhe gjen shpërblimin e këtij adhurimi tek Allahu i Lartësuar të sigurt dhe të plotë. Në një kohë kur ka më shumë nevojë dhe të thuhet: Ku janë agjëruesit? Le të hyjnë në Xhenet nga dera Er-Rajan, derë nga e cila nuk do hyjë tjetër kush përveç tyre (agjëruesve).
Mexhalis shehr Ramadan.
Përktheu: Unejs Sheme