Dy rekatet kur futesh në xhami ditën e Xhuma

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Prej rregullave të ditës së xhuma është se kush futet në xhami në kohën që imami është duke ligjëruar (mbajtur hutben), mos të ulet pa i falur dy rekate të lehta (shkurtra). Ngase Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse dikush nga ju vjen në xhami -ditën e xhuma- dhe imami është duke mbajtur hutben, atehëre le të falë dy rekate.” Mutefekun alejhi.

Ndërsa Muslimi shton: “dy rekate të lehta.” Pra, t’i fal shpejt.
Por, nëse ai harron dhe ulet, le të ngrihet për t’i falur ato, sepse Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e urdhëroi personin që u ul pa i falur dy rekate, duke i thënë: “Ngrihu dhe fali dy rekate.”Mutefekun alejhi.

“El-Mulekhasul-Fik’hi: vëll. 1
Perktheu Unejs Sheme