Pyetje: Kur i dërguari i Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) udhëtoi natën e Israsë për në xhaminë Aksa e më pas u ngrit në qiellin e shtatë, në vendin e quajtur Sidretu Munteha siç është cekur në librin ‘Tefsiru Savi ala Xhelalejn’. A e ka parë Profeti (alejhi selam) Allahun e Lartësuar me sytë e tij në këtë ngritje në qiell?
Përgjigje: Besimi i ehli sunetit dhe xhematit i bazuar në argumetet fetare është se Muhamedi (paqja dhe nderimi i Allahit qoftë mbi të) nuk e ka parë Zotin me sytë e tij në këtë udhëtim. Kjo sepse është transmetuar se ai vetë ka thënë: “Kam parë dritë!” Në një transmetim tjetër ka thënë: “Ishte dritë, e si mund ta shihja?!” Këto transmetime i përmend imam Muslimi në librin e tij të saktë. Gjithashtu, Pejgamberi (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Dijeni se askush prej jush nuk mund ta shohë Zotin e tij deri sa ai (njeriu) të ndërrojë jetë.” Transmeton imam Muslimi.
Komisioni i përhershëm i kërkimeve akademike dhe fetvave.
Kryetar: Abdulaziz ibn Baz
Nënkryetar: Abdurazak ibn Afifi
Anëtar: Abdullah ibn Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejan
Përktheu: Ylli Rama
Të Ngjashme
- Shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Shejh Abduselam Berxhes
- Ngurtësimi i zemrës Ibën Rexheb el Hanbeli
- Si rëndojnë mëkatet? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kini kujdes nga mëkatet e mëdha Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Dobi të përfituara nga 40 hadithet e imam Neveviut Salim Et-Tauijl