Edhe në vetë veten tuaj. A nuk shihni pra?

September 7, 2013

Gjithë falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun i Cili përsosi çdo gjë që Ai krijoi dhe Ai e filloi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj Ai i solli pasardhësit e tij nga esenca e një uji të përçmuar. Pastaj Ai e formësoi atë në përmasa e madhështinë e duhur dhe i fryu atij shpirtin (e krijuar për atë njeri). Dhe ju solli juve të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemrat. Sa pak që falënderoni!

O njerëz! Kijeni frikë Allahun e Lartësuar dhe kujtojeni begatinë e Allahut ndaj jush dhe falënderojeni Atë.

O biri i Ademit! Ti nuk mundesh t’i numërosh begatitë e Allahut ndaj teje, sepse ato janë të shumta dhe nuk mund të numërohen. Allahu i Lartësuar thotë:

(وان تعدوا نعمت الله لا تحصوها)

“Dhe po të numëroni mirësitë e Allahut, ju kurrë nuk do të ishit në gjendje t’i numëroni ato.” (Ibrahim 34).

Gjëja që është më pranë teje është trupi yt. Sikur të meditosh rreth tij dhe të mendohesh thellë në përbërjen e tij, (وفي أنفسكم أفلا تبصرون) “Edhe në vetë veten tuaj. A nuk shihni pra?”.

Çdo kockë dhe çdo gjymtyrë në trupin tënd ka gjurmën e krijimit të Allahut të Lartësuar.

(يا أيهالانسان ما غرك بربك الكريم*الذي خلقك فسواك فعدلك*في أيّ صورة ما شاء ركبك)

“O njeri! Çfarë të ka bërë ty të pakujdesshëm ndaj Zotit tënd, Dhuruesit më Bujar? I Cili të krijoi ty, të dha formë të përsosur dhe të ndërtoi në përpjesëtim të duhur. Në atë formë që Ai deshi, ju renditi juve (pjesët e trupit).” (El-Infitar 6-8)

قل هوالذي أنشأكم وجعل لكم السمع والأبصار والأفئدة قليلا ما تشكرون

“Thuaj (o Muhamed): Është Ai i Cili ju solli ju pa qenë më parë (ju krijoi) dhe ju ka pajisur ju me të dëgjuar (veshë), me të shikuar (sytë) dhe me zemrat. Fare i pakët është falënderimi juaj.” (El-Mulk 23)

(والله أخرجكم من بطون أمهاتكم لا تعلمون شيئاوجعل لكم السمع والأبصار والأفئدة لعلكم تشكرون)

“Dhe Allahu ju ka nxjerrë nga mitrat e nënave tuaja duke mos ditur asgjë. Ai ju dha edhe dëgjimin, shikimin dhe zemrën që të mund të falënderoni (Allahun).” (En-Nahl 78)

(ألم نجعل له عينين* ولسانا وشفتين* وهديناه النجدين)

“A nuk i bëmë Ne për të dy sy? Dhe një gjuhë me dy buzë? Dhe i treguam atij dy rrugët (të drejtën dhe të gabuarën).” (El-Beled 8-10) Këto janë begati të dukshme dhe mirësi të qarta të cilat Allahu i sqaroi për ty që ti ta falënderosh për to.

Në hadithin që e transmeton Bukhariu dhe Muslimi përcillet se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lemka thënë: Për çdo kockë që njerëzit kanë (në trupin e tyre) duhet dhënë sadaka, në çdo ditë në të cilën lind dielli. Të pajtoj mes dy njerëzve është sadaka, të ndihmoj dikë të hipë në kafshën e tij është sadaka, ose të ngarkojë mbi të ngarkesën që ka është sadaka, fjala e mirë është sadaka, çdo hap që e hedh duke shkuar për në falje është sadaka dhe të largosh pengesat nga rruga është sadaka.

Dijeni, o muslimanë, se në trupin e njeriut janë treqindë e gjashtëdhjetë kocka dhe ato që duken janë dyqind e gjashtëdhjetë kocka, ndërsa pjesa tjetër nuk duket.

Ky hadith argumenton se renditja e këtyre kockave është nga begatitë më madhështore që Allahu i ka dhuruar robit të Tij, prandaj për çdo kockë duhet dhënë sadaka ditore, që të kryet falënderimi i kësaj begatie. Dhe përderisa kjo gjë kërkon sadaka të shumta në bazë të kockave dhe robi nuk ka mundësi t’i japë këto sadaka, Allahu ia lehtësoi atij rrugën e mirësisë dhe ia çeli rrugët e shpirtmadhësisë. Kështu Ai e bëri çdo tesbijh (subhanAllah) sadaka, çdo tehmijd (elhamdulil-lah) sadaka, çdo tehlijl (la ilaha il-la Allah) sadaka, të pajtosh mes dy njerëzve është sadaka, të ndihmoj dikë të hipë në kafshën e tij ose ta ndihmoj ta ngarkoj plaçkën e tij është sadaka, fjala e mirë është sadaka, çdo hap kur ecën për në falje është sadaka, largimi i pengesave nga rruga është sadaka, dhe të gjitha këto kompesohen nga dy rekate në paradite (falje e dhuhasë).

Falja e dy rekateve e kompeson të gjithë këtë, sepse në falje përdoren të gjitha kockat dhe gjymtyrët në bindje dhe adhurim, dhe kjo është e mjaftueshme për falënderimin e bagatisë së Allahut me pjesë të trupit, dhe sepse namazi përmban hamd (lavdërim) dhe falënderim për Allahun.

Disa prej këtyre punëve për të cilat na udhëzoi Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në këtë hadith e kanë dobinë gjithëpërfshirëse si pajtimi mes njerëzve, ndihma e nevojtarit, fjala e mirë, heqja e pengesave nga rruga, urdhërimi në të mirën dhe ndalimi nga e keqja.

Ndërsa disa prej tyre e kanë dobinë individuale për atë që i vepron si tesbijhi, tekbijri, tehmijdi, tehlijli, ecja për në falje dhe dy rekatet e dhuhasë (paradites).

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e drejtoi atë që nuk ka mundësi të bëj asgjë prej këtyre adhurimeve, që ta pengoj veten e tij nga e keqja dhe të largohet prej saj. Ka ardhur në dy Sahihët se ai u pyet: Po sikur të mos i veproj ato? Ai tha: “Të pengoj veten nga e keqja, se kjo është sadaka.

Kjo argumenton se nëse ai e pengon veten nga e keqja, kjo e kompeson dhënien e atyre sadakave ditore që kërkohen për çdo kockë dhe nyjë. D.m.th. të mos veproj asgjë prej kundërshtimeve dhe gjynaheve. Ai nuk mund të jetë i tillë vetëm nëse kryen obligimet dhe largohet nga të ndaluarat, sepse lënia e farzeve (obligimeve) dhe veprimi i harameve (të ndaluarave) është prej llojeve më të mëdha të së keqes dhe më të shëmtuarat.

O robër të Allahut! Prej begative të Alahut ndaj robit në trupin e tij është fakti që i ka veshur rrobën e shëndetit. Ebu Derda’ (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Shëndeti është pasuria e trupit.”

Në Sahihun e Bukhariut transmetohet nga Ibën Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në dy begati janë mashtruar shumë prej njerëzve: Shëndeti dhe koha e lirë.”

Njeriu do të pyetet për falënderimin e këtyre begative Ditën e kijametit dhe do t’i kërkohet hesap për to. Siç thotë Allahu i Lartësuar:

(ثم لتسألون يومئذ عن النعيم)

“Pastaj ju atë ditë do të pyeteni për begatinë.”

Transmeton Tirmidhiu dhe Ibën Hibbani prej hadithit të Ibën Mes’udit (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lemka thënë: “Gjëja e parë që do të pyetet robi ditën e kijametit rreth begatisë është se do t’i thuhet: A nuk të dhamë ty shëndet në trupin tënd dhe të dhamë të pish prej ujit të ftohtë?”

Ibën Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Begatia është siguria dhe shëndeti.”

Transmetohet nga Ibën Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) se ka thënë në komentimin e ajetit: “Pastaj atë ditë do të pyeteni për begatinë.“Begatia është shëndeti i trupave, dëgjimet dhe shikimet. Allahu do të pyesë robët e Tij se si i përdorën ato dhe Ai është më i Dijshmi për tp se ata….”

O robër të Allahut! Kush dëshiron të njohë begatinë e Allahut ndaj tij, le të shohë tek ata që janë goditur me sëmundje dhe lëngata, apo me humbjen e ndonjë pjese apo gjymtyre të trupit, le të shkoj në spitale dhe të shohë se sa të sëmurë rënkojnë dhe sa e sa të plagosur vuajnë. Të shohë se sa e sa njerëz kanë humur dëgjimin dhe shikimin, se sa e sa prej tyre dëshirojnë të flenë apo t’u bëhet ndonjë qetësuese për shkak të dhimbjeve që kanë. Le t’i shohë që të njohë vlerën e begatisë së Allahut ndaj tij, se gjërat dallohen me të kundërtën e tyre.

(يا أيهالناس اذكروا نعمت الله عليكم هل من خالق غير الله يرزقكم من السماء والأرض لا اله الا هوفأنى تؤفكون)

“O njerëz! Përkujtoni mirësitë e Allahut mbi ju! A ka krijues tjetër përveç Allahut i cili t’ju furnizojë ju nga qielli (me shi) dhe toka? Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Atij. Si atëherë po largoheni?”

Hytbja e dytë

Gjithë falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun…

Kijeni frikë Allahun o robër të Allahut dhe falënderojeni për begatitë që ju ka dhuruar, se Allahu ka premtuar shtim të begative dhe shpërblim për atë që falënderon. Dhe e ka kërcënuar me mangësim dhe ndëshkim atë që mohon.

Dijeni, Allahu ju mëshiroftë, se falënderimi që robi i bën Zotit të vet, rrotullohet rreth tri shtyllave të rëndësishme. Robi nuk është falënderues derisa këto tre shtylla të jenë së bashku.

E para: Pohimi i begative të Allahut ndaj tij në thellësi të zemrës. Të pohoj se këto begati mbërritën tek ai nga Allahu si mirësi dhe bujari prej Tij.

E dyta: T’i shprehë këto begati në anën e jashtme dhe ta lavdëroj dhe falënderoj Allahun dhe të mos i atriboj begatitë tek dikush tjetër përveç Allahut, e të jetë prej atyre të cilët Allahu tha:

(يعرفون نعمت الله ثم ينكرونها)

“Ata e shohin dhe e dallojnë qartë begatinë dhe mirësinë e Allahut, por prapësëprapë ata nuk e pranojnë atë.” (En-Nahl 83)

E treta: Prej shtyllave të falëndrimit është që robi të kërkoj ndihmë me begatinë për të kënaqur Allahun e Lartmadhëruar dhe t’i përdor ato në bindje ndaj Allahut. E nëse i përdor begatitë e Allahut në kundërshtim të Tij, atëherë ai i ka mohuar begatitë e Allahut ndaj tij. Kështu pra ai që përdor trupin e tij të fortë, shëndetin e tij të mirë, mjetin e tij të udhëtimit dhe pasuritë e tij të shumta në kundërshtim të Allahut, ai e ka mohuar begatinë e Allahut ndaj tij dhe ka merituar ndëshkimin e Tij.

Përgatiti: Bledar Ali

udhaebesimtareve.com

Loading...