Ato janë gjashtë:
E para: Ruajtja e gjuhës dhe e gjymtyrëve prej mëkateve për shkak të fjalës së Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë: “Kush nuk e lë fjalën e rrejshme dhe punën me të, Allahu nuk ka nevojë që ai të lërë ushqimin dhe pijen e tij.”[1]
Dhe ka thënë: “Ndoshta ndonjë që falet natën nuk do të fitojë prej saj asgjë veç qëndrimit pa gjumë, e ndoshta ndonjë që agjëron nuk fiton prej agjërimit të tij asgjë veç urisë dhe etjes.”[2]
E dyta: Nëse e ftojnë për të ngrënë duke qenë agjërueshëm, le të thotë: “Unë jam agjërueshëm”, për shkak të hadithit të Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që thotë: “Nëse e ftojnë ndonjërin prej jush në ndonjë ushqim kur ai është agjërueshëm, atëherë le të thotë: Unë jam agjërueshëm.”[3] E thotë këtë si arsye për mospranimin e ftesës që gostitësi të mos ndihet keq. E nëse frikësohet prej syfaqësisë le të aludojë për ndonjë arsye tjetër.
E treta: Çfarë duhet të thotë kur ta çelë agjërimin? Është përcjellë se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, thoshte kur e çelte: “Dhehebedh-dhameu uebtel-letil uruku ue thebetel exhru in sha Allah. (Iku etja, u lagën venat dhe mbeti shpërblimi në dashtë Allahu.)”[4]
Është përcjellë gjithashtu se ka thënë: “All-llahumme leke sumtu ue ala rizkike eftartu. (O Allah, i Adhuruari im, për Ty agjërova dhe me atë që më furnizove e çela agjërimin.)”[5]
Dhe në një hadith tjetër: “Elhamdulilahil ledhij eanenii fesmutu, ue razekanii fe eftartu.”[6]
E katërta: Me çfarë e çel? Me hurma të buta, hurma të thata ose ujë. Kështu është përcjellë prej Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se ai e çelte agjërimin para se të falej me disa hurma të buta. Nëse nuk kishte, atëherë me të thata. E nëse nuk kishte, atëherë pinte disa gllënjka ujë. [7]
Dhe ka thënë Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur të jetë ndonjëri prej jush agjërueshëm le t’a çelë me hurma, e nëse nuk gjen atëherë me ujë, sepse uji është pastërti.”[8]
E pesta dhe e gjashta: Shpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit për shkak të hadithit të Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë: “Hani syfyr sepse në syfyr ka bereqet (mirësi të shumta).”[9]
Dhe ka thënë: “Do të vazhdojnë njerëzit të jenë në mirësi për sa kohë që e e shpejtojnë iftarin.”[10]
Dhe ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar thotë: Robërit më të dashur për mua janë ata që e çelin më shpejt iftarin.”[11] (menjëherë sapo të perëndojë dielli, pra të humbasë krejt disku i tij nga horizonti.)
Autor: Izudin Abdulaziz ibn Abduselam es Sulemij (vdekur më 660 h)
————————————————–
[1] Buhariu 1903.
[2] Ahmedi (2/373), Darimiu (2720) etj. Hejthemi thotë në “Mexhmeuz-zeuaid” (3/202): “Transmetuesit e tij janë të besueshëm.” El Irakij tha: “Zinxhiri i tij është i mirë”, siç përcolli Munauij prej tij në “Fejdul Kadir” (4/16).
[3] Muslimi 1150.
[4] Ebu Daudi 2357, Nesaiu në “Amelul jeumi uel-lejleh” 299, Ibnus Sunnij në “Amelul jeumi uel-lejleh” 480, Hakimi në “Mustedrak” (1/422), Bejhakiu në “Sunenin” e tij (4/239), Begauiu në “Sherhus sunneh” 1740 nga Ibn Umeri. Po ashtu e transmeton edhe Darakutni në “Sunenin” e tij (2/185), dhe thotë se zinxhiri i tij është i mirë.
[5] Abdullah ibnul Mubarak në “Ez zuhdu uer-rakaik” (1410-1411), Ibnu Ebi Shejbe në “Musannef” (3/100), Ebu Daudi 2385 te libri i tij “El merasiil” 99, Bejhakiu në “Sunenin” e tij (4/239), Begauiu në “Sherhus sunneh” 1741 nga Muadh ibn Zehrah mursel (pa treguar tabiini se kush ja ka treguar këtë hadith). Abdulkadër Arnauti në komentin e tij ndaj librit “Xhamiul Usul”, thotë: “Hadithi ka si-vëllezër të tjerë që e bëjnë atë të fortë.”
[6] E përcjell Ibnu Sunij në “Amelul jeumi uel lejleh” 479, Bejhakiu në “Shuabul iman” siç ka ardhur në “Kenzul ummal” (7/81 me nr. 18052) nga Muadh ibn Zehrah mursel. Hadithi ka dhe të tjerë që dëshmojnë për të dhe e forcojnë.
[7] Ahmedi (3/164), Ebu Daudi (2356), Tirmidhiu (696), dhe thotë hadithi është hasen garib. Arnauti thotë në “Xhamiul usul” (6/378): “Zinxhiri i tij është i mirë.”
[8] Ebu Daudi (2355), Tirmidhiu (695), Nesaiu, Ibn Maxheh nga Selman ibn Amir. Arnauti tha: “Zinxhiri i tij është i saktë.” “Xhamiul usul” (6/378).
[9] Buhariu 1923, Muslimi 1095.
[10] Buhariu 1957, Muslimi 1098.
[11] Ahmedi (2/329) dhe Tirmidhiu (700), dhe zinxhiri i tij është i dobët. Hadithi ka të tjerë që dëshmojnë për saktësinë e tij dhe e forcojnë atë. Shiko “Xhamiul usul” (6/375).
Dosje: Bazat
Të Ngjashme
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e Kadrit dhe dhjetë netët e fundit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi