A ekzistojnë urtësi që flasin për agjërimin?

A ekzistojnë urtësi që flasin për agjërimin?

Po, sigurisht! Prej urtësive mund të përmendim:

1-Agjërimi është adhurim me të cilin afrohemi tek Zoti ynë i Lartësuar. Kjo ndodh duke braktisur gjërat që i duam dhe natyra jonë si njerëz i kërkon ato, siç është ushqimi, pija, mardhëniet intime etj. E gjithë kjo bëhet për një qëllim, të arrijmë kënaqësinë e Zotit tonë të Lartësuar.

2-Duke agjëruar, i pasuri e ndjen më shumë vlerën e mirësive që Zoti i ka dhënë, sepse Ai (Allahu) ia lehtësoi ti arrijë ato gjëra që i pëlqen prej ushqimeve pijeve dhe martesës. Kjo e shtyn atë të falenderojë Allahun për këtë mirësi dhe të kujtojë vëllaun e tij të varfër, që nuk i janë lehtësuar këto mirësi. Kjo e nxit që të japë sadaka dhe të bëjë mirësi ndaj nevojtarëve.

3-Ushtron vetëpërmbajtjen dhe orientimin e vetes, për ta udhëheqë atë në gjërat që i sjellin mirësi dhe lumturi. Nga ana tjetër, e ushtron atë që të mos jetë njeri me tipare shtazore, që nuk mundet të frenojë veten nga disa kënaqësi dhe epshe që në fund të fundit nëse e frenon veten prej tyre, kjo kthehet në dobi dhe interes të tij.

A ekzistojnë dobi trupore tek agjërimi?

Sigurisht, agjërimi ka edhe dobi trupore! Por, këto dobi trupore nuk duhet ti vëmë në paln të parë, sepse kjo shpie në dobësimin e sinqeritetit dhe çon në shkujdesje ndaj shpërblimit në botën tjetër. Prej dobive që përfitohen, janë dobitë shëndetësore që vijnë si rezultat i ushqyerjes së pakët dhe pushimit të organit ttretës për një kohë të caktuar.

Gjithashtu, pastrimin nga mbetjet toksike lagështirën e dëmshme që i krijohet trupit e shumë dobi të tjera.

 

Cilat janë ngjarjet më të sipaktura që kanë ndodhur në muajin e Ramazanit?

Ngjarjet më të spikatura janë:

-Në këtë muaj, filloi zbritja e Kuranit

-Ka ndodhur beteja e madhe e Bedrit

-Është bërë i mundur, çlirimi i Mekes

E shumë ngjarje të tjera.

 

ES Sijam Suelun ue Xheuab

Autor Rashid Sead el Alimi

Përktheu Fatjon Isufi