I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit! Me të vërtetë, era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu se aroma e miskut.” Transmeton Buhariu.
Dobitë e hadithit:
E para: Betimi në Allahun. Njeriu është i obliguar të betohet vetëm në Allahun dhe në asgjë tjetër;
(1) nuk betohet në engjëjt,
(2) nuk betohet në profetët,
(3) nuk betohet në njerëzit e mirë,
(4) nuk betohet në amanetin etj.
Transmetohet nga Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhuma) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush betohet të mos betohet në diçka tjetër përveç Allahut.” Muslimi me nr. 1646.
Transmetohet nga Burajd (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush betohet në amanetin, ai nuk është prej nesh.” Ebu Daudi. E ka saktësuar Shejh Albani në “Sahihu Suneni Ebi Daud” me nr. 3253.
E dyta: El Kadi Husejni ka thënë: “Adhurimet në ditën e Kiametit do të kenë aromë. Ndërsa aroma e agjërimit midis adhurimeve (të tjera) është si aroma e miskut.” Shih “Fet’hul Barij” vëll. 4.
E treta: Vlera e agjërimit dhe shpërblimi i agjëruesit.
E katërta: Dijetarët kanë mendime të ndryshme nëse kjo aromë është në jetën e kësaj bote apo në botën tjetër.
Ibën AbduSelam ka thënë: “Kjo është e veçantë për në botën tjetër, ngase në transmetimin e imam Muslimit thuhet: “Është më e këndshme tek Allahu sesa aroma e miskut në ditën e Kiametit.”
Ndërsa dijetari Ibën Salah ka thënë: “Kjo është e përgjithshme si në jetën e kësaj bote ashtu dhe në botën tjetër.” Ai (Ibën Salah) u argumentua me shumë gjëra ku prej tyre është hadithi: “Me të vërtetë era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu se aroma e miskut.”
E pesta: Agjërimi i përmendur në hadith përfshin agjërimin e Ramazanit dhe të gjitha llojet e tjera të agjërimit.
Shejh Ibën Uthejmin është pyetur: Fjala e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) “Me të vërtetë era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu se aroma e miskut”, – a është e veçantë vetëm për agjërimin e Ramazanit? Apo në të hyjnë të gjitha llojet e agjërimit prej atij farz dhe nafile?
Ai u përgjigj: Ai është i përgjithshëm për agjërimin farz dhe atë vullnetar (nafile). “Fetaua ala et-tarik”.
E gjashta: I lejohet agjëruesit përdorimi i misvakut për pastrimin e gojës. Kjo është fjala më e saktë e dijetarëve.
Unejs Sheme
Dosje: Muaji i Ramazanit
Të Ngjashme
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e Kadrit dhe dhjetë netët e fundit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi