Pyetje: Nëse i ndaloj dhe i paralajmëroj vëllezërit e mi kundër disa mëkateve por bie në këto mëkate për veten time, a konsiderohem hipokrit? Ju lutem më këshilloni, Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Falënderimet i qofshin Allahut! Ju duhet të pendoheni për mëkatet dhe të ndaloni vëllezërit tuaj ndaj tyre. Nuk është e lejuar për ju të vazhdoni kryerjen e mëkatit dhe të mos këshilloni vëllezërit tuaj, sepse duke vepruar kështu ju po kombinoni dy mëkate. Duhet të pendoheni tek Allahu prej asaj (bërjes së mëkatit) dhe në të njëjtën kohë të këshilloni vëllezërit. Kjo nuk të bën hipokrit por të vendos në një kategori e cila është quajtur ‘e urrejtur’ nga Allahu, në ajetin: “Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!” | Es Saf: 3.
“A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?” | El Bekare: 44.
“Fetaua el-lexhneh ed-da’imeh” 12/268.
Përktheu: Shuajb Rexha
Dosje: Hipokrizia, Syfaqësia
Të Ngjashme
- Drejtësia; Themeli i Qëndrueshmërisë së Shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Si filloi jeta dhe krijimi? Udha e Besimtarëve
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi