Një vëlla pyet dhe thotë:
“Dëshirojmë të na thoni disa fjalë në lidhje me Kudsin, dhe cili është detyrimi që kemi ne kundrejt tij?
Përgjigje: Ajo që dëgjuam para pak ditësh në lidhje me Kudsin është një ndryshim historik që do të ketë pasoja shumë të rrezikshme në të ardhmen. Kuptimi dhe thelbi i çështjes është se menaxhimi i xhamisë Aksa do të grabitet nga duart e muslimanëve dhe do të kalojë në duart e jehudëve. Lus Allahun që ajo xhami të mbetet e lartësuar dhe e lus Allahun që të mos na e marrë shpirtin para se të falemi në të dhe të hyjmë si çlirues, dhe kjo për Allahun nuk është e vështirë! (Amin)
Domethënë se ata mund të bëjnë me të çfarë të duan. Mund ta bëjnë ashtu siç kemi parë në disa xhami në Uzbekistan – kur ky i fundit ishte i pushtuar nga komunistët e kuq – kur i shndërruan ato në stallë kuajsh! Varri i imam Buharit ishte stallë dhe shkelej nga këmbët e kuajve. Askush nuk mund të sigurojë se ajo s’do të shndërrohet në një vend ku pihet alkool, apo disko, apo stallë kuajsh, sepse menaxhimi i saj tashmë ka kaluar në duart e jehudëve. Tashmë drejtuesit e xhamisë Aksa – Allahu i ruajtë dhe u dhëntë sukses – kanë njoftuar se xhamia nuk është më në duart e tyre! Lus Allahun e Lartmadhëruar të mos jetë kështu.
Jehudët janë një popull që nuk vlejnë me ta as marrëveshjet e as negociatat. Prej pasojave të rrezikshme që vijnë nga lajmi që dëgjuam është edhe ajo se: Aksa tashmë nuk do të jetë më pjesë e diskutimeve dhe negociatave se a do të jetë më e muslimanëve apo e jehudëve, por ajo ‘de fakto’ bëhet e gjitha e jehudëve, pjesa perëndimore dhe lindore e qytetit.
Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – na ka paralajmëruar për këtë dhe na ka paralajmëruar fuqishëm. Ibrahim ibn Tahman transmeton në sunenin e tij, dhe ky është prej librave të vjetër përpara 6 imamllarëve. Ai është një libërth hadithi, autori i të cilit ka vdekur në vitin 161 hixhri, d.m.th. para Buhariut, Muslimit dhe para librave të njohur të sunetit. Ai transmeton me zinxhirin e tij nga Katade dhe ky nga Ebul Khalil, ky nga Abdullah ibnus Samit dhe ky nga Ebu Dherri – Allahu qoftë i kënaqur me të – i cili ka thënë: ‘Një herë kur ishim te Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – po përkujtonim se cila është më e mirë, xhamia e të Dërguarit të Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – apo Bejtu Makdis (shtëpia e shenjtë, emër tjetër i xhamisë Aksa)? Pra, Ebu Dherri dhe shokët e tjerë të Profetit – sal lall llahu alejhi ue sel lem – po bisedonin rreth vlerës së këtyre dy xhamive.
Atëherë i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – tha: “Një namaz në xhaminë time është më i mirë se 4 namaze në të.”
Një namaz i falur në xhaminë e Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – është më i mirë se katër namaze në xhaminë Aksa. Ndërsa hadithi që thotë se një namaz në xhaminë Aksa është sa 500 namaze (në xhamitë e tjera) është i dobët. Ky hadith është më i saktë se ai, por ajo pjesë e hadithit me të cilën dua të argumentohem nuk ka ardhur akoma. Ajo pjesë që dua të marr si argument është fjala vijuese e hadithit:
“… dhe sa vendfajle (xhami) e mirë është ajo!” Pastaj i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – tha:“Dhe gati sa nuk ka ardhur koha që një pjesë toke sa kamzhiku i kalit të dikujt prej jush ( kamzhiku me të cilin goditet kali) nga ku (ajo tokë) ai shikon Bejtul Makdisin, do të jetë më e mirë për të se e gjithë bota! Apo tha:Do të jetë më e mirë për të se e gjithë bota e çka në të!”
Siç e dini, unë ua kam përsëritur disa herë me fjalë të ndryshme dhe ju ka thënë se hadithet e fitneve (trazirave) nuk duhet t’i kuptojmë sikur të ishim ‘xhebrijeh’ (grup i humbur që beson se njeriu është si robot, i imponuar dhe pa liri zgjedhjeje). Pra nuk duhet t’i kuptojmë me kuptimin që Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem – ka paralajmëruar për to, dhe ne duhet të qëndrojmë duarkryq përpara këtyre ngjarjeve si spektatorë sepse ato do të ndodhin patjetër. Por Profeti ynë – sal lall llahu alejhi ue sel lem – na ka njoftuar me qëllim që ne të marrim masat e duhura t’i shmangim dhe t’i mbajmë sa më larg vetes, me sa mundësi të kemi.
Njerëzit në raport me hadithet e fitneve janë dy ekstreme dhe një mes tyre. Dy esktremet janë të qortuara ndërsa të mesmit janë në rrugë të saktë. Njëri ekstrem nuk ua vë veshin atyre fare dhe nuk merret me to. Ekstremi tjetër pret që ato të ndodhin dhe nuk ndërmerr asnjë veprim. Ndërsa të mesmit i kuptojnë ato hadithe si porositë që prindi i jep fëmijës së vet i cili po shkon në vendet ku jetojnë mosbesimtarët, duke i thënë: ‘O biri im! Do të shikosh këtë dhe këtë dhe atë…’ Ai nuk e njoftoi se do t’i shikojë ato gjëra në mënyrë që djali të bier në fesad (prishje të moralit), por që ta paralajmërojë prej atyre gjërave dhe t’ia bëjë të qartë rrezikun që i kanoset dhe të ruhet prej tij.
Saktësuesi i libërthit (të lartpërmendur ‘Musnedi i Ibn Tahman-it’) të cilin e ka botuar Akademia e Gjuhës Arabe në Damask në vitin 1983, thotë te ky hadith: ‘Dhe ajo që të trishton është fakti – këto fjalë janë thënë në vitin ’83 – se ngjarjet që po sillen rreth nesh tregojnë se ne jemi në rrugën e realizimit të këtij hadithi, i cili është nga argumentet e vërtetësisë profetike. Komplotet e armiqve kundër Xhamisë Aksa dhe Bejtul Makdisit do të vazhdojnë dhe do të shtohen e ashpërsohen, e do të arrijnë deri në atë pikë sa muslimani do dëshirojë të ketë një vend të vogël qoftë edhe sa kamzhiku i dikujt apo sa harku i tij, nga ku ai shikon Bejtul Makdisin. Kjo do të jetë për të më e dashur se e gjithë bota, e s’ka dyshim se pas kësaj do të vijë çlirimi dhe fitorja në dashtë Allahu. Çështja është nën pushtetin e Allahut qysh nga fillimi i saj e deri në fund. Allahu është Mbizotërues ndaj çështjes së Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”
Jehudët kanë orekse dhe aspirata dhe aspiratat e tyre janë të ndyra. Lufta me jehudët është luftë ekzistence dhe jo luftë kufijsh! Ata nuk ngopen me një pjesë të caktuar toke, por duan ta shtrijnë pushtetin e tyre mbi të gjitha tokat e muslimanëve. Komploti i parë që bënë kundër Bejtul Makdisit ishte se i penguan muslimanët jo arabë prej Bejtul Makdisit. Muslimani pakistanez, muslimani indian, muslimani malajzian, muslimani indonezian kanë të drejta të njëjta ndaj Bejtul Makdisit, nuk po them si palestinezi por si makdisiu (ai që jeton në Bejtul Makdis). Allahu i Lartmadhëruar e ka lidhur Meken e nderuar me Bejtul Makdisin.[1] Prandaj, kush neglizhon kundrejt Bejtul Makdisit ka neglizhuar kundrejt Shtëpisë së shenjtë të Allahut (Qabes). Palestina nuk është pronë (vetëm) e palestinezëve, ashtu si edhe Mekka nuk është pronë (vetëm) e mekasve por e të gjithë muslimanëve. Kur çështjen e Bejtul Makdisit e kufizuan vetëm si çështje të Organizatës së Çlirimit të Palestinës apo të disa organizatave të caktuara, që aty filloi komploti.
Jehudët janë sulmues dhe grabitës. Duhet që t’ja mësosh fëmijës tënd se ata janë armiq dhe grabitës. Argumentet për grabitjen e jehudëve janë fakte bindëse dhe të ardhura nga shumë burime (muteuatira). Ne këtu, sipas standardeve të diturisë dhe sipas terminologjisë shkencore të përcjelljes së lajmeve, jemi në atë gjendje që formojmë lajmin muteuatir (të ardhur nga shumë rrugë transmetimi, nga burime të shumta). D.m.th. sikur ne tani të pyesnim pjesmarrësit në këtë mësim prej atyre që i kanë rrënjët nga Palestina, dhe t’u themi: ‘Nga cili fshat (i Palestinës) je? Ti nga cili fshat? Ti nga cili fshat?’ Do të shikonim fshatra të shumtë vetëm nga këta që janë prezent. Dhe pas kësaj ne jemi përpara dy mundësive: Ose të gjithë këta që na njoftuan se nga cili fshat janë kanë rënë dakord mes tyre që të gënjejnë, ose ata po tregojnë realitetin dhe gjendjen e tyre. Kështu që ata që gjenden tani në këto toka, fshatra (jehudët) i bie të jenë grabitqarë, pushtues, hajdutë. Ky është kuptimi i prekshëm i lajmit që vjen nga burime të shumta. Ose përndryshe baballarët dhe gjyshërit tanë i bie të jenë gënjeshtarë dhe po u hyjnë në hak jehudëve! (shejhu është vet me origjinë nga Palestina) Dhe kjo situatë është nga ato për të qeshur dhe për të qarë.
Jehudët janë pushtues! Kush të grabit shtëpinë dhe të lë vetëm vendin e shkallëve ku të flesh, e ke detyrë t’i thuash ‘Ti je grabitës (hajdut)!’ Nëse të hedh jashtë shtëpisë tënde komplet, thuaji ‘Ti je grabitës (hajdut)’, sepse pushtuesi dhe grabitësi nuk ndihet i qetë për sa kohë që dëgjon se është grabitës dhe pushtues. Perceptimi juridik islam i jehudëve (në këtë rast) është se ata janë grabitës dhe pushtues që s’kanë asnjë të drejtë mbi tokën Palestineze! Vetëm përcillja këtë perceptim fëmijëve të tu. Dhe tregoi fëmijës tënd se ku është varrosur gjyshi apo stërgjyshi i tij, sipas rastit. Pra tregoi se babai i gjyshit të tij është varrosur atje, kjo nëse nuk është gjyshi i tij. Kjo gjë është shumë e rëndësishme që jehudiu të ndiejë vazhdimisht se është grabitës dhe pushtues.
E lus Allahun e Lartmadhëruar të jetë i butë me muslimanët! U janë grumbulluar muslimanëve fitnet nga çdo anë. Allahut i ankohemi, e s’ka ndryshim e as fuqi pa fuqinë e Allahut! Ngarja që dëgjuam është e dhimbshme dhe ka pasoja të rrezikshme, madje shumë të rrezikshme. Nga mirësia e Allahut është se disa vëllezër që prezantojnë herë pas here dhe vijnë në mësimet tona janë nga ata që japin mësim në xhaminë Aksa. Njerëzit atje po i kthehen me të madhe fesë së Allahut të Lartmadhëruar, gjë që i frikëson jehudët dhe i trondit ata.
A kthehet Aksa me britma, protesta dhe mitingje? Jo, pasha Allahun! Xhamia Aksa është si puna e plagës në dorë. Nëse dora është e gjallë, plaga do të mblidhet dhe përthahet (do të përpiqet ta izolojë të çarën derisa ta mbyllë fare atë) me kalimin e kohës. Por kur dora është e vdekur, plaga do të thellohet dhe zgjerohet. Me këtë kam për qëllim jetën e imanit. Të jemi të gjallë (si umet) do të thotë të zbatojmë atë që na ka bërë detyrë Rrahmani. Njohja dhe kuptimi i saktë i koncepteve dhe kuptimi ashtu siç duhet i realitetit, dhe vizioni i qartë fillimisht e pastaj veprimi i asaj që ke mundësi, pastaj t’i kërkosh Allahut të falur (për atë që s’ke mundësi). Vetëm me këtë Allahu i Lartësuar e ngre zemërimin e Tij prej nesh.
Çështja e Kudsit është përgjegjësi që shpërndahet mbi pushtetarët, popujt dhe individët, pastaj individët janë të ndryshëm në përgjegjësitë që mbart secili. Për shembull; njeriu i medias nuk është si të tjerët, dijetari nuk është si të tjerët, e kështu me radhë. Nëse çdokush nga ne e mbart amanetin në masën që Allahu i Lartmadhëruar ja ka hedhur mbi shpinë, atëherë do të lehtësohet çështja. E rëndësishme është që çështjet teorike dhe përfytyrimi i situatës të jetë i saktë dhe i papërzier me mendjelehtësira dhe kotësira.
Shejh Meshhur Hasen – Allahu e ruajtë atë dhe të gjithë muslimanët.
https://www.facebook.com/100006193270607/videos/1995855410630882/
————————————-
[1] Shejhu këtu aludon për fjalën e Allahut të Lartësuar në fillim të sures Isra: “I Patëmeta është Ai, i Cili e bëri të udhëtojë brenda natës robin e Tij nga xhamia e shenjtë (Qabja) për në xhaminë Aksa…”
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen