Fetvaja e shejh Albanit për sigurimin e jetës

December 9, 2018

Ebu Is’hak el Huejni ka thënë: Një burrë ishte duke udhëtuar me taksi dhe shoferi shkaktoi aksident, e për pasojë pasagjeri që ishte në krah të shoferit vdiq. Tani kompania e sigurimeve do t’iu paguajë fëmijëve të të vdekurit sigurimin e jetës që shkon afërsisht 20.000 xhunej egjiptian (paund egjiptian). A u lejohet atyre t’a marrin këtë pasuri?

Shejh Albani: Jo, ata duhet të marrin nga ai që vrau padashje (d.m.th. shoferi) dëmshpërblimin për jetën që është i përmendur në ligjin Islam (ed dijeh) nëse arrijnë t’a marrin dot atë. Ndërsa marrja e sigurimit të jetës nga kompania e sigurimeve është pasuri kumari dhe nuk lejohet të merret.

Ebi Is’hak el Huejni thotë: Po nëse shoferi nuk ka mundësi t’a paguajë ‘ed dijeh’?

Shejh Albani: Gjykimi është po ai. Por kur muslimanët të jenë muslimanë të vërtetë ata e ndihmojnë atë, veçanërisht farefisi i tij duhet të mbledhin pasurinë e mjaftueshme që t’a çlirojnë atë nga ky detyrim fetar që është pagesa e ‘ed dijeh’, gjë të cilën e ka urdhëruar Ligjvënësi i Urtë (Allahu i Lartësuar). Nëse nuk zbatohet ky rregull fetar kjo nuk e bën të lejueshme marrjen e pasurisë së ndaluar.

Loading...