Fikhu i namazit sipas Shejh Albanit – 4

[13] Leximi i ajetit të sexhdes në namazin pa zë. 

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se urrehet leximi i ajetit të sexhdes në namazin pa zë. Ai ka thënë: “E vërteta është ajo në të cilën ka qenë Ebu Hanife se diçka e tillë është mekruh. Kjo është ajo që përfitohet edhe nga konteskti i fjalëve të imam Ahmedit.”[1]

Ky është medhhebi hanefi,[2] maliki,[3] dhe hanbeli.[4]

[14] Kalimi para namazliut në Qabe.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se ndalohet kalimi para namazliut. Ky ndalim përfshin Xhaminë e Shenjtë (Qaben) dhe xhamitë e tjera. Pra, nuk ka dallim mes tyre përsa i përket kësaj çështjeje.[5]

Ky është edhe mendimi i imam Buhariut,[6] medhhebi shafi[7] dhe një transmetim tek hanbelitë.[8]

[15] Udhëtimi ku lejohet shkurtimi i namazit.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se nuk ka një distancë të caktuar për udhëtimin ku të lejohet shkurtimi i namazit. Përkundrazi, lejohet shkurtimi i namazit në udhëtimin e gjatë dhe të shkurtër.[9]

Ky është edhe mendimi i Ibën Hazmit,[10] Ibën Kudames,[11] dijetarit të Islamit Ibën Tejmije,[12] Ibën Kajimit,[13] Sheukanit[14] dhe Es-Sananit.[15]

[16] Pëlqyeshmëria e faljes së namazit tesbih (namazi i madhërimit).

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit për pëlqyeshmërinë e faljes së namazit tesbih.[16]

Ky është medhhebi hanefi[17] dhe shafi.[18]

[17] Obligueshmëria e namazit të eklipsit.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit për obligueshmërinë e namazit të eklipsit.[19]

Ky është edhe mendimi i disa hanefive,[20] hanbelive,[21] Ebi Avaneh,[22] këtë mendim e ka përfocuar Ibën Kajimi,[23] mendimi i Sheukanit[24] dhe i Shejh Ibën Uthejminit[25] (Allahu i mëshiroftë).

[18] Obligueshmëria e namazit të Bajramit

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit për obligueshmërinë e namazit të Fitër dhe Kurban Bajramit.[26]

Ky është edhe medh’hebi hanefi,[27] ajo që përfitohet nga fjalët e Shafiut,[28] një transmetim tek hanbelitë, mendimi që ka zgjedhur dijetari i Islamit Ibën Tejmije[29] dhe mendimi i Sheukanit[30] (Allahu i mëshiroftë).

[19] Mosngritja e duarve në tekbire në namazin e Bajramit.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se duart nuk ngrihen në tekbiret shtesë në namazin e Fitër dhe Kurban Bajramit. Ai (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “E sakta është që të thuhet se nuk është sunet një veprim i tillë, ngase diçka e tillë nuk saktësohet nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).”[31]

Ky është edhe mendimi i Ebu Jusufit nga hanefitë,[32] medh’hebi maliki[33] dhe mendimi i Ibën Hazmit.[34]

 

Vijon…

Përmblodhi: Unejs Sheme

—————————————-

[1] “Temammul-Minneh” (271).

[2] “Bedaiu Es-Sanai” (1/192) dhe “El-Bahru Er-Taik” (2/130).

[3] “Edh-Dhekhirah” (2/415), “Et-Taxhu uel-Iklil” (2/64) dhe “Hashijeh Ed-Dusuki” (1/310). Tek ata është e urrejtur në namazin farz me zë dhe pa zë, madje dhe në sabahun e ditës së xhuma (ku sunet është leximi i sures sexhde).

[4] “El-Insaf” (2/199).

[5] “Aslu Sifetus Salati En-Nebij” (117), “Telkhisu Sifetus-Salah” (7), “Es-Silsiletu Ed-Daifeh” (2/327), “Islahu El-Mesaxhid” (94) dhe “Sifetu Haxheti En-Nebij” (21).

[6] “Sahihul-Buhari” (1/191).

[7] “El-Mexhmu’u” (3/219) dhe “Raudah Et-Talibejn” (1/295). Hafidhi në “Fet’hul-Barij” (1/576) ka thënë: “Kjo është e njohura tek shafitë.”

[8] “El-Insaf” (2/95).

[9] “Es-Silsiletu Es-Sahihah” (1/258).

[10] “El-Muhal-la” (5/2).

[11] “El-Mugnij” (2/49).

[12] “Mexhmu’ul-Fetaua” (24/12).

[13] “Zadul-Mead” (1/481).

[14] “Nejlul-Eutar” (3/254).

[15] “Subulus-Selam” (2/40).

[16] Shih “Daifu Et-Tergib uet-Terhib” (1/208) dhe “Takhrixhu Mishkah El-Mesabih” (419).

[17] “El-Bahru Er-Raik” (2/32), “Bedaiu Es-Sanai” (1/216) dhe “Hashijetu Ibën Abidin” (2/27).

[18] “Mugni El-Muhtaxh” (1/225).

[19] “Et-Tealikatu Er-Radijjeh” (1/410), “Temammul-Minneh” (261) dhe “Sifetus-Salatil-Kusuf” (4).

[20] “Bedaiu Es-Sanai” (1/280).

[21] “El-Insaf” (2/443).

[22] “Musnedu Ebi Avaneh” (2/92).

[23] “Kitabus-Salah” (15).

[24] “Es-Sejlul-Xherar” (1/323).

[25] “Esh-Sherhu El-Mumtiu” (5/238).

[26] “Temammul-Minneh” (344) dhe “El-Exhuibeh En-Nafiah” (87).

[27] “Bedaiu Es-Sanai” (1/270) dhe “Fet’hul-Kadir” (2/71).

[28] “Mukhtesaru El-Muzenij” (1/30).

[29] “El-Insaf” (2/420).

[30] “Es-Sejlul-Xherar” (1/315).

[31] “Temammul-Minneh” (348).

[32] “El-Mebsut” (2/39) dhe “El-Hidajeh” (1/86).

[33] “Et-Taxhu uel-Iklil” (2/195).

[34] “El-Muhal-la” (5/82).