Atje tutje prapa deteve, në një xhami të largët, me një imam që ka kujtesë dhe lexim të dobët, me rekatë të lehta, pastaj kthehesh në shtëpi.
Të vijnë imazhet e miqve nga Haremi, nga Medina, nga xhamitë e mëdha me imamë të përkushtuar dhe të saktë.
Ndien gëzim dhe njëkohësisht keqardhje për punën tënde të pakët. Këto ndjenja të prishin përqëndrimin ndaj Zotit, të dobësojnë vullnetin, të mbushin me dëshira dhe ngacmime të mendjes, dhe ndoshta të çojnë deri në mërzi.
Mos e bëj këtë!
Mos e shiko zemrën tënde në një mënyrë që nuk e vlerëson dhuratën e Zotit kur Ai të ka dhënë mundësinë të arrish në këto dhjetë netë të bekuara dhe të mos gëzohesh.
Dhjetë netët e fundit janë mëshirë për çdo besimtar kudo që të jetë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka shkallë më të larta për nga vendi dhe nga rrethanat.
Mos i kushto vëmendje askujt!
Përpiqu të bëhesh më i mirë se vetja jote e mëparshme, jo më i mirë se të tjerët.
Ndoshta disa sexhde në dhomën tënde të ngrenë në shkallë që nuk i kishe imagjinuar kurrë.
Adhurimi është një lidhje shumë personale me Zotin.
Askush rreth teje nuk ka të bëjë me të. Thelbi i saj është dashuria, madhërimi, frika dhe përulësia.
Ashtu siç ka zgjedhur dikë tjetër për një vend të veçantë, ndoshta ty të ka veçuar me një zemër të thyer, një përulësi dhe një dashuri në një natë të errët. Nëse do ta ndieje këtë, të tjerët do të kishin zili për të.
Mos ia ki zilinë askujt!
Edhe pse zilia e lejuar ekziston në disa raste, braktisja e saj është më e mirë siç ka thënë Ibën Tejmije.
Gëzohu që je në këto dhjetë netë kudo që të jesh, në çdo rrethanë; në shtëpi, në xhami, në spital. Afrohu tek Zoti yt sipas mundësive të tua.
Lëre zemrën të ngrihet, mos e shqetëso në udhëtimin e saj duke menduar se filani është në Harem, filani është në Medine dhe tjetri në itikaf.
Ti je në Haremin e dhjetë netëve! Në qytetin e natës së bukur. Mbylle derën dhe lëre zemrën të fluturojë në një mi’raxh drejt Zotit të saj!
Nxirre nga zemra gjithë botën. Largohu nga vendet, sendet dhe mendimet.
“Puno edhe atje larg prapa deteve sepse Allahu nuk do të të privojë nga asgjë që ke bërë.”
✍ Dr. Abdullah Bin Belkasim
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: Dhjetë Ditët, Nata e Kadrit
Të Ngjashme
- Ngushëllimi i natës së fundit Udha e Besimtarëve
- Si të përfitosh nga Nata e 27-të e muajit Ramazan? Udha e Besimtarëve
- Jemi në ditët më me vlerë të muajit Ramazan Emin Bilali
- Muaji i Ramazanit sezon i ahiretit andaj le ta shrytëzojnë muslimanët Shejh Abdulmuhsin Abad
- Kështu e ndiejmë më shumë Ramazanin Fatjon Isufi